Jim Belushi në Shqipëri, fotografohet me një nënë që shet perime

Kultura

Jim Belushi në Shqipëri, fotografohet me një nënë që shet perime

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 09:27
Foto nga vendngjarja

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ka ardhur në Shqipëri, ku e ka bërë vetë të ditur përmes disa fotove që ka publikuar në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar foto në rrugët e Tiranës, ku në një prej tyre shihet pranë një gruaje, nënë, që po shiste fruta dhe perime.

Në një foto tjetër ai shihet duke pozuar vetëm, ku mbrapa tij në mur shkruhej Fu*k shteti. “Në rrugë”, shkruan aktori në mbishkrimin e fotove.

Në një foto tjetër ai shihet me mikun e tij në sheshin Skënderbej dhe shkruan: Chris dhe unë e duam këtë vend!/tvklan

Image
Jim Belushi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat