Çdo pushtet me përgjegjësinë e vet

Kultura

Çdo pushtet me përgjegjësinë e vet

Nga: Dedë Preqi Më: 20 tetor 2022 Në ora: 15:08
Dedë Preqi

Njeriu kur e merr pushtetin

Do e merr edhe përgjegjësinë,

Por nëse gjërat gabim organizohen

Planet njerëzore ç’rregullohen.

Në këtë mënyrë tipari i pushtetit

E merr kuptimin e mos besimit,

Kur korruptohet dhe deformohet

Dhe merr formën e shkatërrimit.

Njeriu që zotëron një pushtet

E ushtron dhe ndien kënaqësi,

Në vetëvete nënkupton aftësinë

Talentin që realizon e përjeton

Dhe pushtetit ia shton krenarinë.

Nëse siq ndodh shpesh herë

Flitet se djalli e përfaqëson njeriun,

Duke i dhënë zë me pushtetin e vet

Diçka e pa kuptueshme e djallëzore

Lind brenda shoqërisë njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat