Shpalosje e realitetit përmes absurdit

Kultura

Shpalosje e realitetit përmes absurdit

Nga: Faton Mehmeti Më: 20 tetor 2022 Në ora: 20:33
Biser Mehmeti

Biser Mehmeti bën pjesë në mesin e pak shkrimtarëve shqiptarë, sidomos të atyre nga Kosova, që i është përkushtuar prozës me një seriozitet e entuziazëm të madh. Brenda një kohe relativisht të shkurtër ka botuar 6 romane (dy prej të cilëve janë shpërplyer nga SHB “Buzuku” e njëri nga KL “De Rada”, kurse me një roman në dorëshkrim është radhitur në mesin e 5 finalistëve për çmimin “Kadare”) dhe tri përmbledhje me tregime, disa nga të cilat kanë fituar çmime nëpër konkurse letrare.

 Derisa e lexon veprën e fundit të Biser Mehmetit me titull “Heroi i mohuar” përjeton një ndjesi të veçantë, e cila në fund sikur të nxitë t’i bësh vetes një pyetje sa filozofike aq edhe psikologjike: pse koha dhe bota në të cilën jetojmë i kanë dy anë të paradolsit, i cili në disa raste kalon në absurd: anën e bukur dhe anën e shëmtuar, anën e ndritshme dhe anën e errët, anën e gëzuar dhe të pikëlluar. Autori në pjesën më të madhe të tregimeve ka bërë përpjepkje maksimale, përmes ngjarjeve dhe përshkrimeve të ambientit ku zhhvillohen ngjarjet, po edhe përmes botës së jashtme dhe të brendshme të personazheve (që shpeshherë nuk e dimë në cilën kohë kanë jetuar e në cilën kohë janë duke jetuar) realitetin ta paraqes në dy dimensione diametralisht të kundërta njëra me tjetrën: jetën dhe vdekjen, të tashmen dhe të kaluarën, të dukshmen dhetë padukshmen, vetëdijen dhe pavetëdijen. Në disa raste, madje atëherë kur lexuesi nuk e pret një gjë të këtillë, autori sikur me një shpatë të ndryshkur arrin ta bëjë një prerje të tmerrshme të narracionit, duke i ndërlidhur në forma të ndryshme dy anët e absurdit në një pikë të vetme. Kur rrjedha e ngjarjes është e qetë, befas shfaqet një stuhi që çdo gjë përfundon në mëynrë të tmerrshme, e cila në masë të madhe të lë pa frymë. Megjithatë, edhe pse ngjarja është e mbështjellë me një vello tërësisht absurde, në masë të dukshme ajo është reale, është e dukshme, e ndjeshme, e kapshme dhe i përket kohës në të cilën jetojmë. Edhe koha e përshkruar në pjesën më të madhe të tregimeve është një kohë absurde, një kohë që nuk lëviz po qëndron pezull, së cilës i mungojnë dimensionet, e cila disa herë tërboher si një bishë e plagosur duke shkatrruar çdo gjë që gjen përpara.  

 Ambienti në të cilin autori e fillon rrëfimin, nuk është një ambient i zakonshëm, po një ambient ku paradoksi i ka hapur krahët, kurse me kthetrat e veta ka mbërthyer jetën dhe çdo gjë tjetër. Hapësërira ku zhvillohet ngjarja e paraqitur rrjedhshëm na shfaqet me dy anë të kundërta:  herë të ndritshme, herë të errëta; herë me njerëz të gjallë, herë me njerëz të vdekur, të cilët herë flasin, herë heshtin. Në disa raste narracioni paraqitet përmes nëntekstit, të cilit autori i kushton kujdes të tepruar. Ajo që të bën përshtypje është fakti se paradoksi shpesh nuk eksagjerohet përmes patetizmit dhe frazave të panevojshme, të cilin autori sikur kujdeset të mos i jep ngjyrim të tepëruar, po i mbështjellë me vellon e një mjegulle, e cila i fsheh në disa rasre mesazhet që autori përqon në secilin nga 27 tregimet, të cilat i ka shkruar brenda një dekade. Një çështje tjetër që duhet theksuar është edhe aspekti psikologjik, përkatësisht përshkrimi që autori u bën personazheve të tregimeve të tija.  Edhe në veprat e tjera në prozë të këtij autori aspekti psikologjik zë një vend të rëndësishëm, ngase autori dëshiron të dëpërtojë sa më thellë që është e mundur në mënyrën e të jetuar të njerëzve, ndaj të cilëve shpesh tregohet edhe i vrazhdë, duke i shfaqur me një botëkuptim të patakonshëm.

Në pjesën më të madhe të tregimeve autori përdor një gjuhë të figurshëm,  andaj leximi i kësaj vepre kërkon njohuri, kulturë dhe përkushtim të veçantë. Biser Mehmeti në këtë përmbledhje me tregime, përveç figurës së paradoksit, në pjesën më të madhe të tregimeve përdor edhe metaforën si mjet të rëndësishëm për të rrumbullaksuar idenë që shpesh fshihet nepërmes rreshtave. Një figurë tjetër, që shkrimtari përmes së cilës arrin ta sendërtojë fabulën e tregimeve të tija është antiteza, të cilën e hasim gati në secilin prej tregime, shumica prej të cilave nuk i kalon më shumë se 7 faqe të librit. Për të vënë në dukje këtë gjë duhet veçuar disa nga tregimet e kësaj përmbledhjeje.  Kështu kopshti në vend që të jetë i mbushur me lule, është i mbushur me ferra (Tregiimi “Kopshti me ferra”),  pastaj aktori, i cili në rolin që ka për të luajtur në një shfaqje ka për të vdekur në skenë, mirëpo orvatet që gjatë shfaqjes të përjetojë një vdekje të vërtetë, që nesër të mos mund të shfaqet përsëri në skenë, po në varr, ngase është mërzitur me rolin e njëjtë që e interpreton në skenë (Tregimi “Vdekja hipotetike”), njeriu shpesh neveritet nga njerëzit, për shkak se nuk është në gjendje të krijojë një raport të qëndrueshëm me jetën e përditshme, andaj arratiset nga njerëzit e shkon në mal të jetojë me kafshët, atje ku gjen lumturinë që i ka munguar! (Tregimi “Tërbimi i ujkut”). Është intresant edhe tregimi “Fshati i ujqve”, ku njerëzit jetojnë në harmoni të madhe me ujqit, madje nuk mund të paramendojnë një jetë ndryshe. Mase ujku edhe në tregime të tjera është simbol i jetës në kushte të okupumit. Mbi të gjitha tregimi sipas të cilit autori e pagëzon përmbledhjen “Heroi i mohuar” shpërfaq paradokset e një kohe, mbase mund të thuhet edhe me kohën tonë, ku një pjesë e madhe e popullit nuk e duan heroin që ua ka sjellë lirinë, prandaj ia shkatërrojnë përmendoren e në vend të tij e vënë permendoren e një gjenerali të armikut. Një tregim tjetër ku absurdi është mjaft i theksuar është edhe ai tme titull “Liria e hidhur”, në të cilin autori deprëton thellë në psikikën e njerëzve të traumtizuar nga robëria e rëndë shekullore, të cilët nuk mund të paramendojnë jetën në liri, sepse ajo u duket më e rëndë se robëria. Nga frika prej lirisë fillojnë edhe të çmenden!

 Një gjë tjetër që të mbetet në kujtes gjatë leximit të tregimeve të kësaj përmbledhjeje është pesimizmi, mbase në disa raste edhe i tepëruar, të cilin autori duket sikur qëllimisht e ka përdorur për të arritur te ideja që i ka parashtruar vetes në fillim të çdo tregimi. Vetëm dy nga tregimet e paraqitura nuk kanë notat të theksuara të pesimizmit.  Në fillim personazhet janë të mbushur me optimizëm, po gjatë rrugës për  të arritur në vendin e synuar, ky optimizëm përballet me sfida ndër më të ndryshme, me suhi të papërballueshme, prandaj edhe pesimizmi është i pashmangshëm. Autori shpesh luan me ndjenjat e personazheve, të cilët kanë dëshirë  të përjetojnë lumturinë që u ofron jeta, po në një çast ndodh diçka që u sjellë fatkeqësi të madhe, duke mos përjashtuar as vdekjen.

 Në fund mund të themi se vepra me tregime e Biser Mehmetit, “Heroi i mohuar” e cila është financuar nga MKRSK përmes këshillit të librit, të tërhjek me mënyrën bashkëkohore të të rrëfyerit, me ngjarjet që në masë të madhe janë aktuale, me idetë dhe temat që paraqiten në shumicën e tregimeve, të cilat mbase lexohen me një frymë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat