Shfmu “Anif Muji” në fshatin Struzhë

Kultura

Shfmu “Anif Muji” në fshatin Struzhë

Nga: Teuta Anif Muji Më: 21 tetor 2022 Në ora: 14:41
Struzhë

Zilja nuk dëgjohet në këtë fillimshtator shkollor.

Ty fshati im i bukur tu mbyll nje vatër diturie, tu mbyll një vatër krenarie, tu mbyll një derë që u mbrojt me nder!

Fshati Struzhë i vetmi me shqiptarë në mesin e 19-të fshatrave të Luginës së Lumbardhit rezistoi edhe në kohët më të errëta të historisë, ruajti etnititetin, gjuhën, traditat dhe çdo gjë tjetër.

Është e dhimbshme të thuhet, por sot dy dekada pas Lirisë së shumë pritur, u zbraz nga banorët, në kërkim të kushteve më të mira jetësore, kryesisht në mërgatë.

Shkolla e fshatit ka vite që po pakësonte numrin por këtë vit nuk arrin as të jetë e hapur në mungese të nxënësve.

Ky fakt prek familjen tonë por edhe gjithë struzhjanët dhe më gjerë… sepse mban emrin e dëshmorit të kombit Anif Ali Muji, i cili ishte mësimdhënës dhe më pas drejtor i shkollës deri në flijim.

Për ne si familje është periudha dhe viti më i dhimbshëm që nga paslufta, ky moment.

Ajo shkollë ishte shtëpija e dytë për babin, aty dha gjithe kontributin, perkushtimin dhe çdo gjë që pati për gjuhen shqipe, arsimin, dhe më pas i dha edhe jetën Kosovës.

Uroj që Komuna e Prizrenit, Drejtoria Komunale e Arsimit, e edhe Ministria e Arsimit në RKS, të jenë të informuar mbi historikun e kësaj shkolle dhe situaten momentale, për një vendim me RIEMËRTIM TË NJË SHKOLLE TË RE FUNKSIONALE, me emrin e deshmorit, dhe kontributdhenesit të arsimit Anif Muji.

Ai ishte punetor i arsimit deri në frymen e fundit, nxënësit ishin motivi i tij për pune, nxënësit ishin shpresa e tij për të ardhmen që ai së bashku me shokë po sakrifikonin ta realizojnë.

Andaj, emri i tij zë vend pikërisht në një vatër arsimi, fundja falë sakirificës së tyre ne sot po flasim e shkruajmë në gjuhë amtare.

Falenderojmë secilin qe ne nje menyre a tjeter kontriboi per shkollen sa ishte funksionale.

Çoftë i përjetshëm kujtimi për ty babë dhe gjithë shokët tu që u flijuan për Liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat