Një tërësi e bukur lirike, etike, erotike dhe estetike

Kultura

Një tërësi e bukur lirike, etike, erotike dhe estetike

Nga: Baki Ymeri Më: 23 tetor 2022 Në ora: 22:00
Poezia e Remzi Basha

Dashuria është një dhuratë shpirtërore për të cilën nuk gjendet ilaç në asnjë barnatore. Gjuha është organizmi më i gjallë që e shpreh identitetin e një kombi.

Poezia e Remzi Bashës, nëpërmjet përdorimit të fjalës, nëpërmes përshkrimeve lirike, na jep jo vetëm anën e jashtme të një fenomeni, të një peisazhi, të një kombi apo të një njeriu, por na jep edhe shpirtin e dashurisë që depërton deri në ndjenjat. Vargjet e tij shkaktojnë emocione të thella dhe përcjellin mesazhe të fuqishme për lexuesin. Me fjalë të thjeshta të plasuara në këtë vepër, ato hapin para lexuesit horizonte të pafundme.

Në poezi, fjala dhe mendimi gjejnë njëra tjetrin dhe bashkohen në një tërësi të bukur lirike, etike, erotike, estetike dhe të madhërishme. Ka të drejtë ai që ka thënë se poezia, në një farë kuptimi, është një ndërthurje organike mes imagjinatës së poetit dhe fenomeneve të realitetit. Ky ndërveprim estetik me karakter përgjithësues, sjell poezi të qëndrueshme në kohë. Emocioni ka gjetur mendimin dhe mendimi ka gjetur fjalët, thotë Frost kur bie fjala për poezinë. Në vargjeet e tij, poeti ngrenë deri në madhështi biblike figurën e gruas së lindur si një rrjedhojë logjike dhe një kategori estetike, një lidhje harmonike mes fëmijëve të saj dhe burrit të saj.

Kjo pra është fjala poetike. Kjo është poezia, poezia që gjendet në shpirtin e secilit, por vetëm nga shpirti i disave mund të dalë aq e kulluar sa del burimi i ujit atje lart në majën e bjeshkëve. Ndjenja për të bukurën, për të magjishmen e të madhërishmen, gjendet tek çdo shpirt. Nëpër ballkone apo oborre shtëpishë shikojmë se ato janë zbukuruar me lule shumëngjyrëshe zbukuruar në mënyrë harmonike, nga dora e një gruaje apo e një lulishtari. A nuk është një ndjenjë për të bukurën. A nuk i zgjedh fjalët një orator në një diskutim. Ja pra, ndjenja për të shprehur të bukurën është në çdo shpirtë, por poezinë e krijojnë poetët.

Kemi thënë paraprakisht se poezia përfaqëson aktivitetin më sublim dhe më të ndritur të nendjes njerëzore. Poezia është boshti kurrizor që e ndërlidh qiellin me tokën. Ajo është një Zonjë e lartë që bashkon zemra dhe përjetime. Poeti dhe poeteshat kultivojnë dhe mbëltojnë harmoni në botë. Poezia është nëna e dashurive. Poezia dhe muzika janë dhurata hyjnore të qetësisë së shpirtit, jehona e një ndjeshmërie të brishtë, prodhimi më i zgjedhur i meditimit ku lartësohen ndjenjat. Poeti është një anije fluturuese që vërtitet përrreth botës së fjalëve. Ai është kryeengjëlli i kohës dhe tymonier i karrocës së mbushur me fjalë, lule dhe flutra.

është mbretëresha e arteve kurse poeti një flutur që fluturon, fluturon dhe bie në zjarr duke u djegur pa u djegur. Vlen të ritheksojmë se poeti dhe poezia shëmbëllejnë me një kandil shkëlqimtar të cilin nuk e tremb asnjë errësirë. Ai është një verigë që e ndërlidh botën e sotme me botën e ardhmërisë. Poeti është një pemë e mbëltuar në bregun e Lumit të Bukurisë. Ai është një bilbil që kërcen nga njëra në degën tjetër të fjalëve, duke krijuar melodi që e mbushin trupin me butësi dhe delikatesë. Numri i poetëve të botës që shkruajnë për ëndërrime është i panumërt. Poezia është jeta e shpirtit tonë. Ajo është një gurrë e ëmbël që ua shuan etjen shpirtërave të etshëm për dashuri dhe kulturë.

Poezia e Remzi Bashës është një pemë me fryte të ëmbla për shijen e shpirtërave të uritur. Lirika e tij është gjuha përmes së cilës njeriu eksploron mahnitjen e vet. Ajo shfaqet kur emocioni ka gjetur mendimin e vet dhe ka zbuluar fjalët e veta. Poezia është arti i bashkimit të kënaqësisë me të vërtetën. Shkenca është për ata që mësojnë, poezia për ata që dinë. Detyra e poezisë është të pastrojë realitetin e fshehur nga fjalët tona duke krijuar hapësira heshtjeje rreth gjërave. Poeti e shikon botën ashtu si një burrë që e shikon një grua. Poetët janë gjykatësit e panjohur të botës.

Poeti është një gënjeshtar që gjithmonë e thotë të vërtetën. Asnjë poezi nuk ka mbaruar kurrë, vetëm është braktisur. Ai që nxjerr kënaqësi fisnike nga ndjenjat e poezisë është një poet i vërtetë, megjithëse mund të mos ketë shkruar një varg të vetëm në tërë jetën e tij. Poezia është ditari i një krijese detare që jeton në tokë dhe dëshiron të fluturojë në ajër. Poezia është një pasqyrë që zbukuron gjithçka që deformohet. Poezia është pothuajse po aq e rëndësishme sa historia. Dallimi midis historianëve dhe poetëve është se të parët shkruajnë prozë kurse të dytët hkruajnë vargje. Të parët përshkruajnë gjërat që ishin, të tjerët veprat që mund të bëhen. Për shkak të kësaj, poezia është shumë më filozofike dhe më e rëndësishme se historia, pasi deklaratat e saj janë të një natyre mjaft universale dhe mjaft të veçanta të historisë.

Poezia duhet t'i bëjë përshtypje lexuesit sikur fjalët e saj të ishin mendimet e tij ose pothuajse një kujtim nga jeta e tij. Një poet mund të mbijetojë pothuajse gjithçka, përveç një shtypshkronje të keqe. Poezitë e vërteta shpëtojnë përmes fjalëve të përshtatshme. Ndoshta poeti ka më shumë frikë nga dogmatiku që dëshiron të nxjerrë mesazhin e një poezie dhe më pas ta hedhë mënjanë, sesa nga sentimentalisti që deklaron: O më lër ta shijoj këtë poezi! Çdo poezi fillon me një nyjë në qafë. Poezia është çelësi për të deshifruar hieroglifet e natyrës. Poeti është një qenie e pakënaqur, zemra e së cilës shqyhet nga vuajtjet e fshehta, por buzët e të cilit kanë qëllimin e çuditshëm të shndërrojnë ankesat dhe thirrjet në muzikë të bukur.

Remzi Basha është një poet i vërtetë dhe një vizionar i përhershëm. Pavarësisht nëse është me miqtë e tij apo jo, ai është po aq i vetëm sa një njeri të cilin era e bojës e deh, në kohën të tjerët kanë nevojë për verë. Kush mund t’i shpjegojë balerinit se çfarë do të thotë vallëzim? Nëse Galileo do të kishte thënë në vargje se toka po rrotullohej, inkuizicioni do ta kishte lënë atë të pandëshkuar. Poeti shpik fjalë të nusëruara me fjalë. Ju mund të jeni të sigurtë se gjithçka që dikush shpik është e vërtetë! Poezia është po aq e saktë sa gjeometria. Për të pasur poetë të mëdhenj na duhen lexues të shkëlqyeshëm.

Poetët janë misteriozë, por kur të gjitha janë thënë, një poet nuk është shumë më misterioz se sa një bankier. Nëse nuk mbani poezi në vetvete, nuk do ta gjeni askund. Zoti është poeti më i përsosur. Poezia është një jehonë që kërkon një hije për të kërcyer. Fati i Remziut qëndron në faktin se ka qlndra admiratorë që e lexojnë dhe e adhurojnë. Poezia e tij përfaqëson ndjenja, mendime dhe frymëmarrjeje fjalsh të denja për lexim dhe admirim. Poezia është gjithçka që ia vlen të kujtohet gjatë gjithë jetës. Autobiografia e një poeti përbëhet nga poezia e tij. Pjesa tjetër janë vetëm shënime në fund të faqes. Poezia e vërtetë mund të komunikojë para se të kuptohet.

Poezia e mërgimtarit tonë është arti i materializimit të fjalëve me fjalë. Poezia dhe hëna reklamojnë dritë dhe dashuri. Poezi nuk do të thotë të heqësh dorë nga emocionet, por të heqësh qafe emocionet. Nuk është shprehje e personalitetit, por një ikje nga personaliteti. Por, sigurisht, vetëm ata që kanë personalitet dhe emocione e dinë se çfarë do të thotë të heqësh qafe këto gjëra. Çdo varg i paharrueshëm i një poeti të vërtetë përmban përmbajtje të shkruar dy ose tre herë para tij. Unë nuk krijoj poezi, por poezia më krijon mua! Për mua, poezitë janë një rrugë e përshtatur në jetën time.

Kurora e letërsisë është poezia. Poetët janë si magjistarët që kërkojnë fjalë magjike për të nxjerrë frikën nga shpirtrat e njerëzve. Poezia është një mit i vogël për aftësinë e njeriut për t’i dhënë kuptim jetës. Në fund të fundit, poezia nuk është diçka që ne shohim, por përkundrazi, një dritë përmes së cilës mund të shohim, dhe ajo që shohim është jeta. Jeta është art dhe arti është jetë. Temzi Basha u rrita në Sllapuzhan, duke kaluar në Therandë, dhe nga Thranda në Suedi. Poezia ie tij u lind midis Kosovës dhe Skandinavisë, midis malit dhe lumit. Ajo e morri zërin e shiut dhe, porsi druri, u lind në mes të pyllit.

Poeti është mbret në atdheun e vet. Ai është robaqepës i fjalëve dhe njëri nga zejtarët më të mirë të poezisë.. Poezia është filllimi dhe qëllimi i letërsisë. Është veprimtaria më sublime e mendjes njerëzore. Ajo është arritja e bukurisë dhe delikatesës. Prozatori nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të tërhiqet mënjanë kur poeti kalon. Një poet duhet të lërë gjurmë dhe jo prova të vdekjes së tij. Një poezi fillon me kënaqësi dhe përfundon me mençuri. Poetët janë zotërit tanë, të njerëzve të zakonshëm, për sa i përket njohurisë së mendjes, sepse thithin nga burimet të cilat ne ende nuk i kemi bërë të arritshme për shkencën. Poezia e Remzi Bashës është krijimi ritmik i bukurisë në fjalë. Të jesh poet është një kusht dhe jo një profesion. Shpirti nuk ka pushime. Shpirti i poezisë është si një pemë e Krishtlindjes, e zbukuruar me globe të mrekullueshme!

Bukuria dhe malli. Trupi dhe shpirti. Shpirti i fjalëve dhe komoditeti i shpirtit. Dashuria është një dëshirë e zjarrtë, një frymë e balsamosur. Dashuria për Remzi Bashën është një nga temat elementare të vargjeve të tij. Poezia është një shpirt i butë, një qenie e re, e bukur, e brishtë dhe inteligjente. Poezia bie nga qielli me qartësi, me saktësi, në mënyrë koncize dhe të thellë. Në çdo organizëm ekzistojnë tre parime: forma, forca e jetës dhe shpirti. Poezia është një gjendje e dritës së brendshme. Fitoret e mëdha fitohen jo vetëm nga morali dhe trimëria, por edhe nga poezia. Poeti është gjithmonë i prekur, i frymëzuar dhe i lënduar nga dashuria. Tema e dashurisë në tekstet e Remzi Bahës ka për qëllim të konsolidojë aftësinë për të shijuar një vepër lirike që kultivon respekt për atdheun, për vendlindjen, për familjen dhe për gruan.

Dashuria është jeta. Kjo është gjëja kryesore. Prej saj shpalosen poezi, vepra e kështu me rradhë. Dashuria është universi i shpirtit dhe zemra e universit. Nëse ndalon së dashuruari, gjithçka tjetër vdes, bëhet e tepërt dhe e panevojshme. Poet nuk është ai që ecën si qengj kaçurrel dhe mediton vetëm për lakuriqësi melankolike. Tani nuk është. koha për vallëzime dashurie, apo për një pasqyrë e përjetimeve emocionale. Tani është koha e atmosferës së vullnetit të mirë që mbretëron gjithmonë në shtëpinë e poetit, me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Për shëndetin e poetit pat kujdes bashkëshortja e tij. Afërdita e tij është mishërim i bukurisë dhe feminitetit të përsosur. Kjo është një meritë e madhe e një gruaje fisnike që ia shpëtoi jetën, një grua e dashur dhe e ëmbël që rriti tre fëmijë. Burri i saj është dhe mbetet një nga figurat më domethënëse në historinë e poezisë shqipe të Skandinavisë. Ai ka një fjalor të ëmbël dhe një zemër të butë. Këtë e dëshmojnë poezitë e tij përthellësisht personale: Përveç dashurisë sate/ Unë nuk kam diell/ unë qëndroj/ i mbështjellë në zjarr/ në në një zjarr të padjegur/ për ty dhe vetëm për ty, moj dashuri e paimagjinueshme! Bukuresht, Tetor 2022)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat