Kodet sekrete të Gjuhës Shqipe!

Kultura

Kodet sekrete të Gjuhës Shqipe!

Nga: Fatmir Iliazi Më: 24 tetor 2022 Në ora: 15:11
Foto ilustrim me vargjet e Naim Frashërit për gjuhën shqipe

Sot për herë të parë do filloj me dhanë kodet gjuhësore të nxjerra prej Gjuhës së lartë Shqipe. Deri tani shumicën e tyre i kam mbajtur sekret, brenda vetës por vendosa ta nxjerr “djallin” e Shqipes nga shishja ku e kanë mbyll për dy mijë vjet.

Ka diçka shumë shkencore në gjuhën Shqipe. Një harmoni e fjalës me ndërlikimin e botës fizike që na rrethon në një shkallë të jashtëzakonshme.

Për shembull marrim një fjalë të saj, fjalën hund(ë).

E dini pse e kanë formuar këtë fjalë shqiptarët e parë me tingullin dhe shkronjën N?

Sepse N është një tingull që prodhohet vetëm nga hunda.

Si ka mundësi kjo që ata ta dinin para 5000 mijë e më shumë vjetësh këtë fakt shkencor?

E pabesueshme, drejt?

Por, nuk mbaron me kaq?

Pse gjuha Shqipe e ka H-në tek fjala hundë, gjë të cilën nuk e kanë fjalët e tjera për *hundë të gjuhëve të tjera europiane?

Sepse H është symboli shkrimor piktogramik që simbolizon *Hyrjen. Vetëm dy pjesë të trupit tonë lejojnë me fut diçka brenda trupit tonë, të cilat janë *Goja dhe *Hunda. Hunda ka dy vrima ku futet ajri që thithim. Është një Hyn objekt.

Dhe ka shumë mundësi që H si shkronjë, ka ardhur nga piktogrami i hundës, nga e cila është prodhuar njëkohësisht me foljen hyn.

Prandaj Shqipja është një nga gjuhët e rralla që ruan tingullin H sepse është shumë i rëndësishëm për strukturën mendimore të saj si gjuhë, ka ndërtime të shumë fjalëve kryesore të saj.

Lind pyetja pse nuk e ka goja tingullin H, organi i dytë me anë të cilit, mund të hyjë një diçka brenda trupit tonë?

Mendoj që H është fshirë gjatë kohës së përdorimit në mijëvjeçare duke ardhur në ditët e sotme si gojë, gola, dhe tek kushërinjtë tanë tashmë shumë të largët Anglezo-gjermanët, mbeti si fjala për vrimë “hole”. Gjuha Shqipe nuk e ka H-n tek goja sot, por e ka në një folje nga më të vjetrat e një gjuhe, e ka në foljen *ha, e cila është një hyrje brenda trupit tonë.

Latinët nuk e kuptuan mirë fjalën *gola kur jua mësuan të parët tanë dhe e kuptuan fjalën *gola për fjalën grykë dhe e morën për fjalën e tyre gojë fjalën buzë të Shqipes. *Bocca vjen prej një “buzë ka të Shqipes.

Ka shumë mundësi Hunda e Shqipes ka qenë Hynda. Dihet që y kalon në U gjatë kohës. Y me H si HY dhe unë mendoj që “HY duhet të këtë qenë një nga diftongjet e para të gjuhës Shqipes. Kanë qenë bashkë si piktograme në formën e tyre të shkruar.

Shqipja është e vetmja gjuhë që e ka ruajtur Y-në pothuaj të paprekur si tingull, pothuaj të pandryshuar në kohë. Nënraca jonë që shkoi në atë vend qe sot e quajmë Itali dhe ata që lëvizën në drejtim të jugut e humbën tingullin Y pothuaj 2000 vjet më parë, pavarësisht se njëra prej tyre e ruajti shkronjën Y, por e ruajti vetëm si shkronjë, sepse si tingull e shqiptojnë I.

Ka pjesë të tjera të trupit që kanë vrima, por nuk janë objekt i këtij artikulli.

Por, Hunda nuk mbaron me kaq. Ne e dimë tani N-në, H-në, por s'mbaron me kaq.

Pse e ka D-në fjala hundë?

Sepse D është një shkronjë që simbolizon ndarjen e një objekti në dy gjysma të barabarta, është piktogrami i gjysmës së rrethit, prandaj kemi në Shqip da, nda më vonë, dorë, derë dhe në gjuhë bija dividere, diametër, middle, medio, etj. D-ja bën pjesë në fjalën *hundë sepse hunda ndan saktësisht fytyrën në dy pjesë perfekt të barabarta. Nuk është aty rastësisht, çfarë pranon për të vërtetë të vetme shkencore gjuhësia e sotme.

Ky është kodi kryesor i D që nuk është zbuluar ende nga shkenca e sotme e gjuhësisë, por më e keqja është që nuk e pranojnë këtë që po shkruaj unë këtu. Ndoshta sepse nuk vjen prej një burimi si gjuha Latine, Greke, Sanskrite, Sumere, Hebrishte, dhe emra të tjerë që nuk kanë të mbaruar. Prej atyre gjuhëve ky zbulim që po ju shkruaj unë sot nuk ka për të ardh kurrë ndonjë, sepse në gjuhët e tyre kodet gjuhësore janë prishur tashmë. Nuk mund ta gjejnë sekretin e gjuhës njerëzore edhe sikur të mbledhin bashkë dhe të punësojnë një milion gjuhëtarë për me e gjet.

Si është e mundur kjo saktësi kaq e madhe ndërtimore me katër shkronja për kohën që ata ndërtuan gjuhën?

Kjo ka qenë një nga të parat gjëra që më ka frikësuar pa masë kur po zbuloja një nga një kodet gjuhësore të gjuhëve Europiane prej gjuhës Shqipe.

Dhe gjithmonë më ka shkuar ndërmend që kjo mund të jetë arsyeja që gjuha Shqipe është sulmuar nga të gjithë pandërprerje kohore në dy mijë vjetët e fundit.

Ndërtimi i fjalëve të Shqipes është një evidencë shumë bindëse që gjuha Shqipe është shkruar herët, por sa më shumë zbuloj aq më shumë bindem që ka qenë e para gjuhë e shkruar jo vetëm në Europë, por edhe e para gjuhë e shkruar në Botë. Kam gjetur fjalët punë dhe ujë në gjuhët e vendasve të dy Amerikave. I kam gjet pothuaj 15 vjet më parë, të cilat i kam shkruar tek një forum që quhej Arbëria online.

Kaq ishte prurja mendimore për sot. Më erdhi mendimi kur po shkruaja një koment për pjesëtar të talentuar të grupit që njeh mirë disa nga simbolet gjuhësore.

Për nivelin e sotëm të Gjuhësisë është e pamundur të ndërtohet një fjale me një saktësi të tillë shkencore.

D-ja si kod të dytë ka drejtimin e orientuar në hapësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat