Vargje që e lartësojnë të bukurën në art

Kultura

Vargje që e lartësojnë të bukurën në art

Nga: Gjergj Topi Më: 24 tetor 2022 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Duke lexuar librin “Një pikë shiu” të poetes Zana Peja, do të hasim në shumë pamje, elemente, e pse jo edhe situata që përkojnë ngjashëm me realitetin fillozofik të njeriut të sotëm dhe të nesërm. Duke e pasur parasysh këtë, ky është vizion qëndror i shprehur me figura të qëlluara dhe funksionale nga pena e të thënit të poetes Peja, veti e veçantë, jo të gjithë e kanë këtë, është qëndisur me një mjeshtri brenda një garniture estetike. Kjo formë e të shkruarit transmeton edhe konceptin bashkëkohor se shoqëria jonë ende ka përplot ndarje në qasje, në ide, në dashuri, në atdhedashuri ,në guxim ,në shprehje e në qëndrimin e saj rutinor. Pra kjo fillozofi e poezive zbërthehet dhe shijohet edhe nga përmasat figurative që funksionalizohen me konceptin autorial të krijueses Peja.Andaj shpeshherë qasjet e saj janë jetësore, plot shpresë, saktë e pastër në vijat e të shprehurit poetik e vargëzues. Tematikat e interesimit letrar të krijueses Peja është e ngulitur në filozofinë e kohës, që edhe filozofët e mëdhënj botëror do ia kishin lakmi për mënyrën e qasjes se shprehur në poezi. Objekti i këtij libri krahas tematikës, figurës e formës ka për si qëllim fokusimin e gjinisë së poetikës, ku dalin në pah risitë, metodat novatore, evidentimi i karaktereve të gjetura e adekuat, këndvështrimet dhe ndërthurjet në konceptin e perspektivës.

Poezia e poetes Zana Peja, përkatësisht në vëllimin poetik, “Pikë shiu” shënon një avancim, si në pikëpamje tematike e motivore, poashtu edhe në atë figurative dhe artistike. Poetja Peja që nga vargjet e para deri në fund të librit ka bërë një ngritje të shpirtit të vetë artistik, që për të ishte mund i madh dhe marrje e kohës, por siç e thotë dhe De Rada për poezinë dhe të bukurën duhet ta cilësoj atë gjatë gjithë jetës: Edukimi i shpirtit me të bukurën është një punë e lodhshme dhe e gjatë sa edhe vetë jeta dhe se ,,poezia qëndron mbi artet e tjera reprezantive,, Këtu tek kjo poete vargjet i shohim vijimisht të ,,ushqyera,, me shpirtin e vlerave poetike, pra frytet e vargjeve të këtij libri kanë shkëlqimin e së bukurës e të fisnikërimit si rrjedhë shpirtërore, ku poetja ligjëron:

Mendon çdo gjë është si më parë

Çdo gjë në vendin e vet

Në mua e në mendimet e mia

Ah, sikur çdo gjë ndryshon në mua

Poezia – “Çaste ndryshimi”

Do ta njohim të bukurën që del nga shpirti poetik i poetes Peja, dhe nuk është thënë kot se poezia është më një fuqi plot vlera se të gjitha të tjerat. Andaj, kështu, mund të konstatohet se poetja Peja tani ka krijue individualitetin e vet letrar e poetik dhe është njëra ndër krijueset më produktiv dhe më dinamik në letërsinë bashkëkohore shqiptare.Konstatim që rrjedh sepse vargjet e saja poetike kanë shtrirje nëpër dinamikën e kohës, situatës dhe treguesve të saj, duke marrë ngjyrë, dinamikë, frymëzim, rrëfim dhe përjetime lirike të trajtave të bashkëdyzuara. Konstatim i thënë në poezinë-

Të flas-

Nuk e di si të arrij deri te ti poezia ime

Në cilën rrugë a cilën portë të trokas

Apo ke mbyllur të gjitha portat për mua

Nuk dua të besoj

Çdo shteg dhe mure të larta

Ngrite përballë meje

Ke drejtu heshtjen si shigjetën

E di që vuan edhe ti

Të mungoj çdo natë vargut tënd

Edhe si foto të gërryen mungesa ime

Më dhemb në shpirt kur të shoh të vuajtur.

Vetëm kështu lirizmi i poetes Peja ka ngrohtësi, është i kapshëm dhe përjetues. Është shumë domethënës dhe ndjenjësor, përqafues i lezetshëm, i ngrohtë që prekë butësisht.

,,Pikë shiu’’ është libri i parë i poetes Zana Peja.

Aida Topalli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat