Mbresa nga ekspozita e piktorit Azem Kucana

Kultura

Mbresa nga ekspozita e piktorit Azem Kucana

Nga: Hivzi Muharremi Më: 24 tetor 2022 Në ora: 18:57
Artet pamore

Mbresa nga ekspozita e artistit të artit shqiptar Azem Kucana hapur kohë më parë në hapësirën galerike të Muzeut Historik Kombëtar në qytetin e Tiranës. Autori para artdashësve Tiranas prezantohet kryesisht me ciklin e veprave nga “Eposi i kreshnikëve, Zanave, portreteve, valltareve etj. Autori i ekspozitës me një numër të veprave mbi 80 tablo të ekspozuara në ambientet e galerisë të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë shpalos opusin e tij krijues si piktor postimpresionist, ekspresiv dhe simbolist me primesa pleneriste moderniste. Në shumë tablo e veçanërisht përmes dritës natyrale e fokosume gati në çdo vepër, piktori, Azem Kucana e arrinë efektin maestral të kompozimeve pikturale. Në këtë dikitomi mbarshtrohet edhe tërë opusi krijues i artistit.

Detaj nga hapja e ekspozitës, të piktorit Azem Kucana

MOTIVE TË BRUMOSURA NGA FËMIJËRIA E ARTISTIT

Ekspozita

Kohë më parë në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës u mbyll ekspozita përsonale e piktorit të mirënjohur Azem Kucana. Ekspozitë kjo e cila ishte mjaftë karakteristike në vetë konceptin tematikë të tablove, ku kryesisht artisti shpërfaqë frymëzimet dhe ndjenjat e veta që nga mosha e hershme, nga mosha e fëmijërisë ku në mënyrë imediate jo vetëm që i përjetoi të gjitha ato skena dhe pamje nga tradita nga “Eposi i kreshnikëve” por kishte dijeni për autoktonësin e lashtë të kulturave duke filluar nga ato iliro-pellazge e deri tek ato që në kontekstin kohor e historik e kanë përcjellë kulturën shqiptare deri në ditet e sotme. Lirisht mund të konstatojmë se është piktor në mesin e të parëve me një potencial të madh të veprave të realizuara në këtë tematikë dhe me tablo nga tradita e lashtë historike ku padyshim, reflektojnë shumë pikëvështrime nga jeta e malësorëve, të baladave dhe të “Eposit të Kreshnikëve”. Apo sic shprehet vet autori për frymëzimet e tia në realizim të tablove gjatë tërë krijimtarisë artistike, përkatësisht për këto të ekspozuara para artdashësve Tiranas dhe më të gjerë: “Kujtimet e fëmijërisë ndaj këngëve të Eposit të Kreshnikëve, Zanave, djepeve, dhive me brirë të arta, luginave, majave të Alpeve dhe ujrave të pastër u lidhën me artin tim, me impresionet dhe ekspresionet. Unë dhe emocionet e mia të pikturës i jetojmë ato legjenda, si kohët më të bukura:..”

“Vallja e shpatave”

Pra, piktori Azem Kucana me admirim dhe pasion emocional shpirtëror jo vetëm që i evokon këto skena artistike jetësore por me një devocion të paparë shpirtëror e vë në pah imazhet më atraktive të kompozimeve të pikturuara në vitet e fundit të krijimtarisë artistike e atë duke filluar nga ato të titulluar: “Vallëzim në blu”, “Hyjnesha”, “Zana dhe tri dhitë me brirë të arta”, Vallëzim në ajër”, “Vallja e shpatave”, “Vallëzim i luleve”, “Zana në valle”..., ku autori me një sens dhe devocion i vë në spikamë karakteristikat më parësore të këtyre figurave dhe personazheve si në aspektin koloristik poashtu edhe në atë përmbajtësor. Piktori në realizim të këtyre veprave rëndësi të madhe i ka kushtuar tri elementeve thelbësore të kompozimit: ngjyrës, formës dhe lëvizjës. Në ketë trikonomi jo vetëm këto vepra të lartëcekura por edhe shumë të tjera nga ciklet dhe fazat e opusit krijues të artistit vecohën për nga fryma realiste, impresioniste, postimpresioniste dhe me primesa të artit plenerist modern. Në këtë frymë të introduktit postimpresionist dhe ekspresiv mbarshtrohet i tërë opusi i cikleve të përfshira me imazhet e lartëcekura të vallëzimeve, zanave dhe figuracionit të implementuar në hapësirën e peizazhit sa imagjinativ po ac edhe poetiko-lirik me vallëzime të vashave të veshura në kostume si të veshjeve autoktone shqiptare nga trevat e ndryshme, poashtu edhe me ato kombëtare që me lëvizshmerinë si dhe me ritmin elegantë harmonizohen në tonet muzikale të kërcimeve nga zhanri i nduarnduart të muzikës. Pra, veprat e piktorit Azem Kucana sa janë figurative artistike të punuara me ngjyra kontrastive dhe të hijeve natyrale ngërthejnë një strukturë të theksuar koloristike si: “Vallja malësorce”, “Kërcim në ëndërr”, “Dasmorët”, “ Vallja e shqipes”, “Festivalistët e vegjël” si dhe në shumë tablo të tjera të realizuara vecanërisht nga periudha më e hershme të krijimtarisë së tij artistike, ato janë një histori pasioni, një histori ku ëndërra e tij është realizuar për lartësimin e këtyre temave dhe imazheve që nga koha e hershme kur me një devocion dhe përkushtim i qaset pikturimit gjithnjë duke e përvetësuar fëmijërin e hershme përgjatë rrëfimeve të gjyshës për kreshnikët, orët dhe zanat. Apo sic thotë autori i veprave Azem Kucana: ... “Për mua është e natyrshme lidhja me motivet e Eposit”. Unë kam rreth 22 punë këtu dhe kam një cikël i cili shkon me deri 60 punë, të cilat janë me temë nga cikli i kreshnikëve, këngët e Mujit, e Halilit, zanat., thotë piktori Kuçana.

Pra, piktori këtyre temave dhe imazheve i është qasur me një përkushtim të madh vecmas në dekadën e fundit të krijimtarisë së tij të begatë artistike. Andaj, puna e tij më së miri reflektoi të dashamirët e shumtë si në hapje të ekspozitës poashtu edhe gjatë qëndrimit të hapur në ambientet ekspozuese të Galerisë së Muzeut Historik Kombëtar. Pra, në tërësi ekspozita e ka arsyetuar fizionomin e saj ideo-estetike të cikleve që nga “Eposi i kreshnikëve e deri të figurat e hyjneshave-zanave, motiveve nga nënqielli shqiptar, e deri tek kompozimi “Vallëzim i të dashuruarëve.

Azem Kucana ka lindur më 22.12.1971 në Bajram Curr-Shqipëri. Shkollën e Mesme të Artit “Jordan Misja” e ka kryer me 1989 në Tiranë, ndërsa Akademinë e Arteve në vitin 1994 në Tiranë. Gjatë viteve 1994 – 2000 jetoi dhe krijoi në Lived in Koln DE,

1997 – 1999 Studioi në F.H.S. Kunst Design, Koln,DE, ndërsa në vitet

2011-2013 Master Pikturë Monumentale, Universitetin e Artit, Tiranë. Që nga viti 2000 është Artist i pavarur.

Ka hapur 28 ekspozita personale si në Tiranë poashtu edhe në qendrat e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare duke filluar që nga ajo e vitit 1997 në “Linzen Kustler” e deri me sot me ekspoziten përsonale, Të titulluar: “Në simbiozë me Eposin”, 2022. Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat