Një udhëpërshkrim i thjeshtë nëpër Egjipt dhe vizita e tri piramidave

Kultura

Një udhëpërshkrim i thjeshtë nëpër Egjipt dhe vizita e tri piramidave

Nga: Dedë Preqi Më: 24 tetor 2022 Në ora: 19:58

Nuk e kundërshtova planin e Donatit, i cili më propozoi në fillim të këtij tetori që të bëjmë një pushim disa ditësh në një vend bregdetar në periferi të qytetit Hurkhanda, të Egjiptit, dhe pastaj t’i vizitojmë edhe piramidat më të shquara të këtij vendi në Gizeh, afër Kairos.

U nisëm së bashku nga aeroporti i Zyrihut, dhe atje arritëm për 4 orë e gjysmë në destinacionin që planifikuam, ku prej aeroplanit në lartësi vërehet toka thatë e shkretirës së Saharës, dhe në të zbritur nga aeroplani vërehet ndjeshëm ngrohja e temperaturës së nxehtë, që dallonte prej asaj të Zvicrrës, dhe temperaturave tona evropiane.

Mbase kaluam në aeroport mbas disa kontrollave doganore të njëpasnjëshme dhe mbushja e formulareve të domosdoshëm për të marrë vizën hyrëse në këtë vend, në dalje kishte plot njerëz, ndër ta edhe plot taksista, të cilët kërkonin pasagjerë, dhe njërin prej tyre e muarëm edhe ne, që të na dërgojë në hotelin e rezervuar, të ashtuquajtur «Pyramisa», në Sahl Hasheesh, 25 km, në periferi të aeroportit të Hurghandes.

Gjatë rrugës deri te hoteli, Donati bënte «muhabet» me taksistin në gjuhën angleze, ndërsa unë nuk i ndaja sytë nga dritarja, duke shikuar herë majtas e herë djathtas, ku e gjitha ishte vetëm një shkretirë, që rrallë ta zënte syri një gjelbërim, dhe thosha me vete, ndoshta të gjitha gjërat që shohim me sy nuk janë thelbësore, por thelbësorja është shumë e shumë më tepër se kaq dhe nuk shquhet dot vetëm me anë të syrit.

Hoteli ishte i gjërë dhe i mrekullueshëm, i ndërtuar pranë detit me qindra dhoma për turistët e shumtë nga gjitha vendet e ndryshme, në të cilin qëndruam 7 ditë, ku shumica apo afro 80% e këtyre pushuesve flisnin rusisht, sepse ishin nga pjesët e Rusisë, dhe këtu jep me kuptue se Egjipti, sigurisht se nuk i kishte prishur marrëdhëniet me këtë vend, duke mos i parashtru as sanksione për shkak të luftës që po zhvillon me Ukrainën.

Pothuaj se gjithë ditën e kalonim në plazhë, ushqimin dhe pijet e freskta shpeshherë shërbeheshim nga kuzhinat e veçanta afër plazhës, për të mos e humbur kohën me shku në kuzhinën e madhe dhe të zhurmshme që u shërbente qindra pushuesve. Aty në afërsi të plazhës ishte edhe qendra e argëtimit dhe muzikës, me çrast patëm rastin të dëgjojmë edhe një këngë në gjuhën shqipe.

Në mbrëmje mbas kryerjes së shujtës së darkës, ishte mundësia të dëgjojmë muzikë dhe këngë të vendit, si edhe në gjuhë të tjera, por në veqanti zhurmën më të madhe e bënin këngët dhe muzika e pjesëve sllave, si nga Rusia, por edhe nga Serbia. Shpeshherë organizoheshin edhe lojra shpërblyese, që kishin për qëllim të shpërblenin pushuesi, por edhe të zbulojnë vendin e pushuesve, sepse me rastin e shpërblimeve, shpërblyesi e tregonte edhe preardhjen e vet nga cili vend, me çrast edhe apllauzat ishin të pranishme.

Në një mbrëmje patëm fatin edhe ne të dy, unë dhe djali im, që të fitojmë një lloj shpërblimi nga këto lojra, me çrast shkoi Donati për t’a tërhequr shpërblimin dhe të prezentohet se nga cili vend është, sikur kjo do të ishte pjesa më interesante e këtyre lojrave këtë herë, ku në mes këtyre njerëzve u prezentua emri i shtetit të Kosovës, me çrast u dëgjuan aplauza të vogla nga dy-tri familje kroate nga viset e Kroacisë, të tjerët që ishin me dhjetra e qindëra nga Rusia dhe Serbia, vetëm i zgudulluan sytë dhe fare nuk u dëgjua zëri i tyre.

Mbas 7ditëve, ku shijuam me kënaqësi ujin e detit të ngrohtë të këtij vendi, i kishim blerë biletat të shkojmë edhe pak kohë deri në Kairo, me çrast prej aeroportit Hurghanda, deri atje udhëtimi zgjati një orë me aeroplan. Hotelin që kishim rezervuar një dhomë në «Le Meridien Marriott» ishte i ngijitur me aeroportin e Kairos, ku qëllimi i jonë ishte që mos të humbim kohë, të arrijmë planin e paraparë për t’i vizituar piramidat kryesore të Egjiptit, të cilat gjindeshin në periferi të Kairos, afro 40 km, në qytezën Gizeh.

Është e nevojshme të flasësh për diçka të rëndësishme, e cila është që në gjënezën e saj mjaftë interesante dhe të nxjerrim në pah disa elemente historike, ku imazhi i botës shqiptare është i njohur, që ka prekur edhe historinë e këtij vendi, kur një kohë shumë të hershme shqiptarët mërguan në Egjipt, dhe më interesant kur Mehmet Ali Pasha, me preardhje nga Korqa, u bë udhëheqës i këtij vendi dhe krijoi dinastinë shqiptare të njohur si arnautët, pastaj u bë mbret i Egjiptit, duke krijuar edhe si Egjiptin modern, të cilin shumë njerëz e quajtën edhe si Napoloni i Lindjes.

Nuk duhet harruar se edhe familja e mbretit Zog, kur detyrohej të largohet nga Shqiperia, kjo familje u strehua në Egjipt, me çrast u prit nga mbreti Faruk i asaj kohe, i cili ishte pasardhës i Mehmed Ali Pashës, në vitet 1946-55.

Shqiptarët e mërguar në Egjipt, krijuan edhe shoqëritë kulturore e botuese në këtë vend, duke luajtur një rrol të rëndësishëm në Rilindjen Kombëtare dhe shumë prej këtyre aktivistave që vepruan në këto shoqëri ishin figura nacionaliste, si Filip Shiroka, Andon Zako Çajupi, A.Xhuvani, Thimi Mitko, Thoma Kreini, Spiro Dine, Milo Duçi, Mihal Turtuli dhe shumë të tjerë, të cilët themeluan shoqëritë e para shqiptare në Kairo dhe Aleksandri, siq ishte ajo «Vllazëria e parë», pastaj «Vllazëria shqiptare» , «Vllazëria e parë shqiptare e Misirit», «Bashkimi», «Komiteti i shqiptarëve të Misirit» dhe të tjera.

Aktiviteti i shqiptarëve në Egjipt, nuk pushoi deri në rënien e mbretit Faruk, kur mbreti Naseri, përmbysi gjithçka që lidhet me shqiptarët, me çrast u shpërngulën brenda një kohe të shkurtër afro 4 mijë familje shqiptare nëpër vende të ndryshme të botës, ku sot komuniteti shqiptarë në këtë vend, pothuaj se është asimiluar i tëri, apo nëse duam të komunikojmë me këtë komunitet në gjuhën shqipe, duhet të flasim me gishta, apo në ndonjë gjuhë tjetër, edhe pse thuhet se në këtë vend jetojnë sot afër 5 milion me origjinë shqiptare.

VIZITA E TRI PIRAMIDAVE TË MËDHA NË EGJIPT

Sikur isha i pa durueshëm për deri sa ti afrohemi piramidave dhe me taksistin që e muarëm nga Kairo, për të na dërguar deri atje në Gizeh, shkëmbyem shumë biseda të ndryshme, por ai na shpjegoi edhe historia të veçanta për vendin e vet, duke zënë në gojë edhe emrin e Ali Pashës, mbretit të Egjiptit, i cili nuk e kishte të qartë se ishte me preardhje shqiptare, por kur ia vërtetuam këtë, filloj të dëgjojë me vëmendje dhe çuditërisht se si nuk e kishte kuptuar më herët këtë histori.

Gjatë rrugës për te piramidat kaluam edhe lumin më të njohur të këtij vendi Nilin, duke u ndalur një copë kohe edhe mbi urën e këtij lumi, për të cilin kishim mësuar për të, vetëm në librat shkollore, por nuk e kisha besuar se një ditë do të kaloja edhe mbi urën e tij, duke soditur valët dhe brigjet e këtij lumi të veçantë, i cili i vetmi ia lanë faqet këtij qyteti, por edhe duke shkrepur shumë foto nga pamjet që na tërhiqëshin pa tjetër, sidomos shtëpijat e vjetra dhe të shkatërruara me një infrastrukturë të dobët, në veçanti qyteti i vjetër i Kairos, që dallohej nga pjesa e re moderne.

Pas pak arritem deri te piramidat në Gizeh, ku shumë vizitor sikur flisnin në gjitha gjuhët e botës, dhe së pari u ndalem te piramida e Keopsit, pastaj te ajo Khafra, dhe ajo e Mikerinit, të cilat ishin të ndërtuara në shekullin e pestë, para Krishtit, sipas historianit grek Heroditit, që sipas ritualit të faraonëve, apo sunduesve të asaj kohe të Egjiptit të lashtë, do bëhëj varrimi i tyre në këto piramida.

Edhe nëse kishim mësuar prej librave, do të imagjinonim ndryshe, nuk do ta kuptonim në tërësi historikun e tyre, se këto piramida u ndërtuan para 4 mijë vjetëve prej materialit të gurit gelqeror, duke qëndruar deri në këtë kohë, në lartësi deri në 146 metra, me thëmele katrore, ku vetëm njëra anë e këndit i kishte 230 metra. Koha ndërtimore thuhet se zgjati deri në 40 vite, duke i ndërtuar në një shkretirë, jo largë lumit Nil, ku muarën pjesë një fuqi e madhe punëtore apo afër 2 milion skllav, me çrast një ngjarje historike të tillë tani çdo gjë e kishim para syve, e cila është një ndër 7-të, mrekullitë e botës, ku sëcili do të dëshironte që t’i kapte me syrin e vet dhe me syrin e aparatit, që t’i ruaj dhe veqojë këto mrekulli historike gjatë gjithë jetës.

Egjipti kufizohet në veri me Detin Mesdhe, ndërsa në verilindje me Rripin e Gazës dhe Izraelin, në lindje me Detin e Kuq, në jug me Sudanin në perëndim me Libinë, i cili i ka më shumë se 83 milion banor, me kryeqytetin e Kairos, që ka afro 8 milion banor. Klima e këtij vendi karakterizohet me vera të nxehta dhe me dimra të ngrohë.

Egjiptin më parë e sunduan faraonët, pastaj këta u rrëzuan nga persianët në vitin 525, dhe në vitin 322, u pushtuan nga Aleksandri i Madh. Dhe në vitin 642, e muarën arabët nën kontrollë, të cilët e futën edhe gjuhën arabe në këtë vend. Në vitin 1517, e pushtuan turqit otoman, për deri sa forcat e Napolonit, e futën nën kontrollën e tyre. Në vitin 1882, hynë britanezët, të cilët e shpalën Egjiptin të pavarur në vitin 1922. Në vitin 1973, Egjipti hyri në luftë me Izraelin, por në vitin 1978, dy vendet nënshkruajnë marrëveshjen e paqës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat