Shkronjat që i shpjegon vetëm gjuha shqipe / Piktogramet e shkrimit Danubit mbi 8 mijëvjeçar!

Kultura

Shkronjat që i shpjegon vetëm gjuha shqipe / Piktogramet e shkrimit Danubit mbi 8 mijëvjeçar!

Nga: Fatmir Iliazi Më: 26 tetor 2022 Në ora: 13:51
"Hyjnesha në fron", e cila i takon periudhës së hershme neolitike, që njihet edhe si kultura e Danubit - Vinça

A ka pas një qëllim inteligjent për t'i dhënë një tingull të caktuar një fjale kur njerëzit ndërtuan një fjalë të caktuar në kohët e lashta?

Kam lexuar shumë libra dhe nuk kam gjetur kurrë dikë që të pyesë pse një tingull buzor i është vendosur fjalës *buzë në gjuhen Shqipe. Shumica e teorive gjuhësore të sotme thonë se nuk ka lidhje logjike midis fjalëve dhe shkronjave që ato përfaqësojnë, përveç fjalëve që janë ndërtuar në bazë të tingullit që prodhohet kur ndodh ai fenomen si fjalët bubullimë, krruaj, etj.

Siç e dimë tingulli B është një tingull buzor. Pse ky tingull ka ndodhur të jetë pjesë e fjalës *buz(e) në gjuhën shqipe?

Tingulli buzor B tek buza nuk është një rastësi, por një ndërtim i vullnetshëm nga Shqiptarët e lashtë. Është vendosur tek fjala buzë sepse ata kishin dijeni që ky tingull prodhohej nga buzët.

Ndërsa, përkufizimi modern nga shkenca e fonetikes për *B-në është:

“Tingulli /b/ është një tingull buzor, që do të thotë se buzët mbyllen, bashkohen duke zanë njëra mbi tjetrën gjatë prodhimit të tingullit. Është gjithashtu një tingull i zëshëm, që do të thotë se kordat vokale dridhen kur fryma lirohet nga buzët”.

Pra, tek fjala mijëravjeçare shqipe *buzë përkufizimi nga shkenca e sotme moderne përputhet me ndërtimin e fjalës 100%:

1) Ka tingullin B sepse vetëm buza prodhon tingullin B.

2) Ka *Zë sepse tingulli i saj B është i zëshëm.

Mbaruam me analizën e tingullit B tek Buza. Le te flasim tani për shkronjën B.

Unë mendoj që fjala *buze jo vetëm që është një krijim inteligjent, por në të njëjtën kohë *Buza është burimi origjinar i shkronjës B tek i ashtuquajturi alfabet i lashtë grek.

Siç thonë gjuhëtarët, grekët e lashtë e kishin marrë shkronjën B nga gjuha fenikase, të cilët e quajtën beth, dhe kuptonte shtëpinë.

Në gjuhen hebraike *B mendohet se rrjedh nga një simbol i mëparshëm që i ngjan planimetrisë së një shtëpie; prandaj, letra u quajt beth, fjala hebraike për "shtëpi" dhe ishte një katror i hapur, aspak i ngjashëm me shkronjën B fenikase dhe të greqishtes së lashtë.

Forma e shkronjës fenikase supozohet se i ngjan planimetrisë së një shtëpie dhe fjala fenikase për ishte *beth do të thoshte "shtëpi". Shikoni foton më poshtë.

Në hebraisht, shkronja quhej përveçse *beth, edhe *bet ose *bayt që do të thotë gjithashtu "shtëpi".

Image
Simbole edhe hebraike

"Grekët" e lashtë e modifikuan atë shkronjën e feniksave duke i shtuar një trekëndësh të dytë poshtë ngjitur me trekëndëshin e sipërm dhe e drejtuan vertikalisht, që ne e njohim sot si shkronja B e greqishtes së lashtë. I vetmi ndryshim me B-në që ne e njohim sot, ose të ashtuquajturën B-në Latine, është se B e greqishtes së lashte kishte dy trekëndësha në vend të dy gjysmërrathëve të latinishtes B. Por, grekërit e lashtë nuk i dhanë ndonjë kuptim shkronjës B, si i dhanë Fenikasit dhe Hebrenjtë. Vetëm e quajtën pak më ndryshe Beta, dhe e vendosen si shkronjë të dytë të alfabetit. Natyrisht do ishte e dyta e alfabetit sepse mban edhe kuptimin ideogramik të numrit dy. Vjen nga piktograma e Buzës, por ka si ideogram numrin dy.

Por, a janë të sakta dhe shkencore gjithë këto gjetje të gjuhëtarëve që shkronja kishte të bënte me planimetrinë e një shtëpie, ose me emrin shtëpi?

Nëse, bëhemi një piktor ose i themi një piktori të pikturonte buzët, ajo pikturë çfarë do na tregonte?

Do te tregonte 100% figurën e një shkronjës B të greqishtes së lashtë.

Mendimi im është që ky evoluim i shqipes nuk solli vetëm një rikonceptim të B-së fonetikisht por prodhoi dhe numrin e ri dy ideogramikisht, sepse një buzë ndahet në dy pjesë të barabarta simetrike, por kjo ndodhi vetëm për gjuhen e re që po evoluonte nga Shqipja e vjetër, por jo për vetë Shqipen e vjetër e cila numrin dy e ka 5000 vjet e më shumë të vjetër dhe vjen nga një koncept piktogramik i shkronjës Y, shikoni shkrimin e Danubit, është e dyta pas I-së, por që nuk u kuptua ndonjëra më vonë nga bijat e saj në evoluimin e kësaj gjuhe të parë në gjuhët e reja që po lindin si dialekte të kësaj gjuhe në fillim, dhe më vone si gjuhë më vete. Por, që fatkeqësisht shkrimi i Danubit nuk kuptohet dhe sot. Y-ja në shkrimin Danubian është piktogrami i dytë pas I-së. Pra I, Y i alfabetit të parë Shqip u zëvendësua me A, B.

Pse shkrova që ishte një rikonceptim fonetik i B në greqishten e lashtë?

Pse B si piktogramë është 8000 vjetë e vjetër në shkrimin e Danubit.

Tani dimë tingullin B-në, dhe tingullin Zë për Zërin, por ka ngelur edhe diçka tjetër pa u shpjeguar. Shpjeguam se ka *Zë sepse tingulli i saj B është i zëshëm, por kjo nuk është e plote sepse buza nuk merr pjesë në prodhimin e tingullt Z, si dhe gjithë tingujve të tjerë të gjuhës, përjashtuar B,P dhe M. M është hundore-buzore, ndërsa b e p janë vetëm buzore.

Buzët zanë njëra tjetrën kur prodhojnë tingullin dhe fjala Buzë ka dhe shkronjën Z si pjesë e fjalës. A ka të bëjë shkronja Z me fjalën Buzë apo qenia e saj pjesë e fjalës është një rastësi çfarë gjuhësia e sotme moderne thotë?

Po, ka të bëjë është pjesë kryesore e kodit të saj piktogramik e të njëjtës rendësi si B-ja.

Do ta analizojë shkronjën Z me të njëjtën metodikë që përdora për shkronjën Z.

Është shkronja e gjashtë e alfabetit të greqishtes së vjetër. E njëjta histori huazuar nga alfabeti fenikas që e kishte emëruar si Zayin.

E njëjta histori me alfabetin Hebre.

Shiko me sa zgjuarsi gjuhëtarët e largojnë alfabetin e lashtë grek nga gjuha Shqipe dhe nga shkrimi i Danubit.

Por, Z si shkronjë ka lidhje me gjuhen shqipe dhe me gjuhen mëmë të gjuhës shqipe Gegërishten.

Fjala Zain duket hapur që flet shqip dhe thotë *Za I-në. Çfarë është kjo Za I-në. Shkronja Z është një shkronje që zë një shkronjë tjetër, shkronja I duket në pamje të parë shumë pa kuptim.

Le të marrim tani format e saj të gjuhës fenikase. Është kjo shkronjë në figurën poshtë:

Image

Nuk po merrem më gjatë që fenikasit kuptonin një armë këtë shkronjë, disa supozojnë dy sopata të lidhura bashkë etj. Grekët e kopjuan dhe i dhanë një kënd I-së në mes.

Image
Z e shkrimit të Danubit

Por, shkronja dhe piktogrami flasin shqip, me Zanë I-në është. Ku I-ja është shkronja tjetër dhe zihet (mbyllet, mbulohet) nga poshtë dhe lart duke formuar Z-në.

Zanie e buzës ndodh kur shqiptohet fjala buzë dhe më gjerë, kur zëmë hamë, buza bashkë me dhëmbët zë ushqimin, kur zëmë sisën kur jemi fëmijë, e zëmë me buzë, dhe të gjitha këto funksione zënëse të buzës i simbolizon shkronja Z.

Tani mund të kuptojmë pse përjashtohet shkrimi i Danubit ku janë të gjitha piktogramet shkronja të gjithë alfabeteve dhe ndërmjet tyre dhe Z-ja, 5000 vjet më të vjetra se shkrimi dhe alfabetet që cilësohen si më të vjetrat

Fundi.

Dy janë pjesët e trupit tonë që janë piktograme për shkronjën B dhe ideogramet për numrin dy. Këto pjesë janë te *bythët dhe * buzët. Këto piktograme kanë prodhuar shumë fjalë në gjuhët europiane si greqishtja e vjetër *bi/dy dhe dyfish, anglisht *both/të dy bashkë, shqip *bashkë, anglisht *bathroom/banjo, etj.

Ndoshta kjo është arsyeja pse Massimiliano Lambertz tha:

"The true history of humanity will be written only when the Albanians will participate in the writing"

Dhe Gottfried Wilhelm Leibniz:

“Nëse doni ta zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe duhet ta studioni gjuhën shqipe” / (Gottfried Wilhelm Leibniz, albanolog gjerman)

Vetëm gjuhëtar shumë të talentuar janë të aftë të lexojnë përtej shkronjave.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat