Kam"lincencë" për dashuri

Kultura

Kam"lincencë" për dashuri

Nga: Përparim Hysi Më: 26 tetor 2022 Në ora: 17:30
Përparim Hysi
1.Ç'kërkon vesa mbi qerpik?
Ç'kërkon vesa mbi qerpik
Më lejo që atë"pikëlves" ta lëpi
Mandej që mos bëhem"nevrki"
Dua të futem mu në gji!
 
2.Syri yt
Syri yt si prush:i flakëruar!
Thuaj se ma dogji shpirtin
Me buzë e puth,i dëshiruar
Dhe më ngjalli si KRISHTIN!
 
3.Puthjet
Puthjet e nxehta me një femër
Unë nuk i ndërroj me asgjë
Puth se dashuroj me zemër
Kot?Nuk shkoj me asnjë!
 
4.Po...
Po nuk qe dashuria e ndërsielltë
Unë hiç nuk e quaj dashuri
Kurrë nuk kam kërkuar"dashuri të rreptë"
Apo ca më keq:me përdhuni!
 
5.Kam"lincencë" për dashuri
Nëse ti më thuaj se nuk më do,
Unë dashuroj sa për të dy!
Ku duroj unë të më thonë:-Jo!
Unë kam "lincencë" për dashuri.
 
6.Vështrimi flakërues
Flakërues vështriim-flakë!
Si flaka që lëshon një flakëhedhëse
Sado tani jam si"dru i thatë",
Ke parë që më ndeze.
 
7.Je i lumtur
Je i lumtur,kur ke një njeri që të do
Se bashkë me të,përmbys dhe malet
Në je i vetëm,kurrë mos shpreso
SE buza do të qeshë dhe nuk të ndahen hallet.
 
8.Kam"frikë" nga dashuria e grave
Po.Kam"frikë" nga dashuria e grave
Se sa të bën të lumtur,por dhe aq të helmon
Megjithëse"kamfrikë",s'hoqa dorë prej grave
SE dashuria e tyre më mban gjallë e më rinon.

9.Ka forcë"magjike" dashuria
Ka forcë"magjike" dashuria,
Aq sa trupin ta bën lak
Të ikë prej dashurisë burrëria
Përkulesh para saj,ndo burrë,po qe,por edhe plak.
 
10.Ndjenjat e"fjetura" të pleqërisë
Ndjenjat e"fjetura" të  pleqërisë
Befas m'i "zgjoi" një nuslale!
Sulmoi drejt meje befasisht
Dhe u mbytëm në malle.
 
Tiranë,26 tetor 2022
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat