Beteja e famshme e Aleksandrit

Kultura

Beteja e famshme e Aleksandrit

Nga: Ndue Ruçi Më: 26 tetor 2022 Në ora: 19:46
Aleksandri i Madh

 - ... Ja, më në fund!... Një betejë e denjë për mua!...

 (Sipas nje anekdote me Aleksandrin e Madh) 

 Përpara një beteje, 

 Tek armët sapo ngjesh  

Dhe fill, pas një rrufeje, 

 Ia krisi, një rrebesh…  

 

Armiku, nga një anë, 

 Shtërngata, në anën tjëter...

  Dhe sheh si çdo ushtar, 

 Tek dridhet si një letër!...

 

 Se qielli krejt u nxi  

Dhe dita u bë terr,  

Armiku... kjo stuhi, 

 Të kallnin datën, tmerr!... 

 

  Ushtria plot me ankth, 

 Po priste veç një fjalë,  

Të iknin nga ky makth, 

 Sa ende ishin gjallë!...  

 

Por... ëndrra shpejt u shkund... 

 Dhe shpresa krejt u shua, 

 Tek tha: - Ja, më në fund!... 

 Ç’betejë e denjë për mua! 

 

 Dhe turret si një tiger... 

 I Madhi, Aleksandër!  

Tek klith si shpend i egër… 

 Oh, ç’tmerr!.. Ç’betejë e ashpër!...

 

 Sa sot e kësaj dite, 

 Kujtohet kjo betejë… 

 Dhe thënja e Aleksandrit: - 

 ... Për mua, një e denjë!... 

 

 * * * * * * (N.Z.R.) .. .. ..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat