Monedha e lashtë Δεrrονικοσ-Dherronikos shkruar në Shqip!

Kultura

Monedha e lashtë Δεrrονικοσ-Dherronikos shkruar në Shqip!

Nga: Aleksandër Hasanas Më: 27 tetor 2022 Në ora: 09:16
Monedha ilire me mbishkrime shqipe

Derronët ishin një nga shumë fiset 'Thrako - Iliro - Maqedonase' ose Pellazgjike që prodhonin monedha gjatë periudhës arkaike. (480-465 B.C).

Shumica e këtyre fiseve kishin emra jashtëzakonisht të mëdhenj dhe ata të 'Derrones' ishin nga më të njohurit nga të gjithë.

Këto monedha ishin shumë më të mëdha dhe më të njohura se dhe vet emërimet e tjera "greke dhe persiane", duke treguar depozitat e pasura të argjendta në rajon; në fakt këto monedha arkaike mund të shiheshin gjithashtu si lingotë argjendi të stampuara.

Në monedhë shohim gjithashtu se emri "Dherronikos: është shkruar me dy 'RR' germë kjo e cila është e huaj e panjohur si greke sepse në gjuhën e ashtuquajtur greke kemi: P= R.

Tek gjuha shqipe, pikërisht ‘Toka’ quhet ‘Dhe’ {në shumës Dhera} - nga ku duket qartë se kemi prej aty emërtimin ‘Dherrone’ - perëndi termike tokësore ~ Dherat e lëvruara, e liruara, të lëruara: 'Dherrone > Lerone' - tokat termike të ngrohta që përgatiste ky fis për çdo vit, me anën e qeve (demave) si në monedhat e tyre - tipike, për ti mbjellë ato me produkte, drithëra të ndryshme bazë ushqimore për 12 muajt në vazhdim.

Pra, shkurt kemi të bëjmë me një fis të lashtë bujqish #lerronjës nga ku morën edhe emrin e tyre si fis, por edhe qyteti i tyre i njohur: ‘Dherone/Terrone' buron prej aty.

Monedha të mahnitshme (Dodekadracme - 480-465 B.C.) të fisit 'Thrako-Iliro-Maqedonase' ose 'Pellazgo - Derrones', të cilat në anën e kundërt bartin 'tetraskelion; swastika' simbol indo-evropian, që përfaqëson Diellin dhe perpendikularin e tij: Lëvizje infinite.

Provenanca: Gorny & Mosch Giessen Coin Store

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat