Misteri i gjuhës burushaski!

Kultura

Misteri i gjuhës burushaski!

Nga: Sulejman Mato Më: 28 tetor 2022 Në ora: 11:15
Disa gra pakisataneze nga komuniteti që edhe për nga gjuha e veçantë, edhe nga ngjyra, duken europiane tipike

Një studiues egjiptian në Oksford ka mbrojtur tezën për prejardhjen e burushaskit prej ilirishtes.

1. Ideja e parë rreth ngjashmërisë së kësaj gjuhe me gjuhën ilire e ka hedhur arbëreshi Ernest Skura në shënimet e librit “Gli iliri nell Afganistan” (Rev. “Lidhja”, 1984.1).

"Midis Afganistanit dhe Pakistanit, -thotë ai, - gjendet Qafiristani. Popullsia e këtij vendi është racë e bardhë e mbetur atje qysh në kohën e Aleksandrit të Madh. Vetë banorët e Qafiristanit thonë se të parët e tyre janë nga Ballkani dhe se janë ngulur aty pas një grindjeje që pati një nga kryekomandantët e ushtrisë me Aleksandrin. Rreth 7000 ushtarë të Aleksandrit dezertuan dhe u fshehën në zonën e quajtur “Qafiristan”.

Ky emër i ka mbetur, pasi banorët e a atij vendi ishin të pafe (ata nuk kanë besuar kurrë në fenë budiste). Interesante është të ndërmerret një ekspeditë gjuhësore për të studiuar toponiminë e kësaj krahine, pasi e folmja e tyre nuk i ngjan as së folmes pakistaneze dhe as asaj afgane. Në këtë rajon ka shumë toponime që gjejnë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Ata besojnë në zotin e plotfuqishëm “Dhinë Zeus” (Dezao), pra në të njëjtin totem të fiseve epirote.

2. Perëndia e tyre familjare quhet “Jestak” (vatra). Për nder të saj, në ditë festash ata mbajnë gjatë gjithë kohës në shtëpitë e tyre një zjarr të pashuar. Ky rit i ngjan më së shumti ritit pagan të buzmit, të njohur vetëm te ilirët. Është fjala për kërcurin që mbahet ndezur gjatë gjithë natës së Vitit të Ri apo natës së parë të ardhjes së stinës së pranverës.

Perëndi të tjera kanë “Mahadeon” dhe “Abalomaim” (Apolonin). Një herë në vit burushasit festojnë “Chamos” në kujtim të të vjetrit “Kaomo”, duke shpresuar kthimin e shpejtë në vendet nga kanë ikur. Në këtë territor të Pakistanit Verior, në luginat e lumenjve Hunza dhe Yasin, banojnë rreth 50 000 burushas që flasin gjuhën enigmatike burushaskin (burushas-ki, theksi në zanoren e dytë)

Kjo gjuhë nuk ka asnjë lidhje me gjuhët që fliten në territoret rreth e rrotull, si gjuhët indike të Pakistanit, Tibetit apo të Kashmirit Verior.

3. Populli që i ngjan më shumë europianëve të periudhës paleolitike dhe mesolitike (më të hershëm se ajo neolitike) është populli bask. Disa studiues janë përpjekur ta identifikojnë gjuhën burushaski me gjuhën baske. Studimet gjenetike kanë nxjerrë të dhëna për origjinën e tyre të lashtë. Sipas këtyre studimeve, të bëra nga profesori i Universitetit të Nju-Jorkut , Luixhi Luka Kavalli (“Genes, peoples and languages”, 2000), popullsia baske ngjan me popullsinë që banon në luginën e Hundëzës, në vendin ku takohet Kina, Afganistani dhe Pakistani. Kjo popullsi flet gjuhën burushaski.

Me sa duket, edhe nga kjo e dhënë e nxjerrë nga gjenetika, këta banorë janë një përzierje e asaj popullsie që ka mbetur në këto troje 2300 vjet më parë, qysh në kohën e Aleksandrit të Madh, dhe i përket popullsisë së parë ballkanike.

4. Në vitin 1989, studiuesi Ruhle mendonte se prejardhja gjenetike e kësaj gjuhe ishte një mister i vërtetë. Ndërsa në vitin 1992 ai mendoi ta klasifikonte të folmen e kësaj gjuhe si degë të familjes dene-kaukaziane.

Në vitin 1995 gjuhëtarët Blëzjek dhe Bengston e afruan këtë gjuhë me gjuhën që flitet përgjatë lumit Jenisei, në Siberi. Ata mendojnë që ky grup gjuhësh të ketë ekzistuar 10 000 vjet më parë dhe se është dëshmi e gjallë e gjuhës më të lashtë të Euro-Azisë. Sidoqoftë, problemi i gjuhës burushaski mbetet i hapur edhe sot e kësaj dite.

Image
Një vajzë nga komuniteti që besohet se ka prejardhje nga Iliria

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat