U njohëm mirë!

Kultura

U njohëm mirë!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 30 tetor 2022 Në ora: 08:35
Xhelal Hoxha

Ju njohëm juve dikur, se si punonit e vepronit

Si dhe, ju njohim tani shumë  mirë

Dikur ditën  kur ju shiheshit -njiheshit

qëndronit me popullin disi si  të sh’lirë

Ndërsa natën, kur nuk njiheshit fare

rrinit të shtrirë si të ishit të dehur-mpirë;

me fytyrën tuaj të mekur e të maskuar

dhe vepër tuaj të nxirë!

Ju njohëm dikur që punonit me një turp të madh

 ju njohim dhe po e dimë, edhe tani fort mirë

Që ndërronit  shpesh here, gati si petkat me radhë

Që ngjashëm vepronit, edhe  me dinjitetin e kombin  si mafi

Për një pjatë me gjellë, dhe disa gota me raki!

Thonë populli: Ujku  kimën e ndërron,

por zanatin kurrë nuk e harron

ndodhë shpesh here, që jo njeriu në te ngjason

Thonë të mençurit e të diturit:

Qeni  i keq, ta bie ujkun në torishtë

Gjithashtu ngjan te qenia e quajtur jo njeri

Apo tërë natën e lume, në vend të njeriut  e leh hënën

ka raste të shumta, kur i ashtuquajturi kinse njeri;

“është e ngjason në kali, qen , apo në një viç”?

një ditë do të mbetën një vegël, a gjësend

apo një asgjë, e ndoshta do të vdes si një hiq?!

Ndonëse nga ana tjetër, njëkohësisht e sigurisht

se ka pasur e kemi edhe tani njerëz tjerë shumë të mirë

 Ata të cilët rrezikuan e sakrifikuan në çdo kohë zezone

çdo gjë edhe jetën e tyre në kohë të vështirë...

Me trup, këmbë e krye bashkë, në zgrip e në zinxhirë!

Ndërsa të munduarit tjerë, me duart e lidhura me pranga

Të vuajtur dhe me plot halle e brenga...

Dhe me duart të bëra grusht, dhe të zanën keq e ngushtë

Të robëruar, të burgosur, pa diell e pa drit dhe jo të lirë!

Do ta humbitnin  kokën e tyre keq, shumë shpejtë e letë

Në qoftë se nuk do ta kishin, dhe nuk do ta kenë të lirë,

vendin, popullin dhe shtetin e vetë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat