Fluturimthi

Kultura

Fluturimthi

Nga: Ferat Shala Më: 31 tetor 2022 Në ora: 08:12
Ferat Shala-Burojë

Na shkoi vera

Erdhi dimri

Stina vet na tregon

 

Ik dallëndyshja

Fluturimthi

Sepse ngricat si duron

 

Ju thotë

Ejani o shtegtarë

Sepse dimri është i vështirë

 

Ejani t'shkojmë n'vende t'nxehta

Të kalojm mirë e më mire

 

Zogu i pyellit flet një fjalë

S`mund të iku nga ky vend

S`jam i vetëm nëpër pyell

Grumbullohen si n`kuvend

 

Ikë dallendyshja fluturimth

Se në ngrica nuk jeton

Pershëndetet me të gjithë

Prapë do t'kthehem në vendim tone

 

Kaloi dimri erdhi pranvera

Erdh dallëndyshja fluturimth

Erdhi ngav endet tjera

Thotë:Gëzim, gëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat