Sokol Arifi, aedi i fundit i folkut epik

Kultura

Sokol Arifi, aedi i fundit i folkut epik

Gjon Neçaj Nga Gjon Neçaj Më 1 nëntor 2022 Në ora: 18:13
Sokol Arifi

Sokol Arifi lindi me 10 shkurt 1924 ne fshatin Markaj te Tropojes.Qe ne moshe te re ishte mjaft i formuar si rapsod popullor.Ai ishte rritur ne ambientin epik te folklorit tradicional te krahinave te veriut,ne frymen e bemave te kreshnikeve te Jutbines dhe te heroizmave qe treguan te paret tane ne lufterat per mbrojtjen e vendit  dhe clirimin kombetar.Sokoli dinte me mijera vargje prej ketyre kengeve ,te cilat I kishte pervetesuar qe ne femijeri.Babai I Sokolit ka qene I njohur ne krahinen e Krasniqes si mjeshter i renies se fyellit.Disa melodi te tij kane qene incizuar ne pllaka gramafoni para clirimit.jeta baritore e moshes se rinise la mbresa te thella ne shpirtin e rapsodit .Gjate kesaj kohe ai pati rast te ushqehet me bukurite magjepese te alpeve ton ate veriut dhe te Valbones se kristalte,te jetoje zakonet tradicionale te krahines se vet.Sokoli ishte vella I vetem me tre motra dhe babai i nente femijeve.Ketu len per te kuptuar se nuk kishte edhe kushte ekonomike te mjaftueshme .Ne kushtet e prapambetjes se vendit nuk mundi te shkollohej,pra nuk dinte shkrim as kendim ( sic thuhej ne ate kohe).Sokoli ishte nje djale shume i shkathet dhe aktivist.Ne vitin 1945 ka marre pjese ne aksione te ndryshme te rinise,si ne rrugen Kukes-Peshkopi,ne hidrocentralin “Karl Marks” mbi lumen e Matit,etj.Sokol Arifi ka marre pjese perkrah aktoreve me emer per realizimin e filmave shqiptare “Nusja” dhe “Rrugret e bardha”.I pajisur me veti te vecanta nga natyra qe dallojne zakonisht rapsodet tane,kishte kujtese te forte,talent poetic,inteligjence.Ai nisi te merrej me thurjen e vargjeve dhe ngritjen e kengeve te reja.Sokoli e fitoi pjekurine si kengetar popullor qe ne vitin 1954.Objektivi i frymezimeve dhe krijimeve te tij poetike behen ndertimet dhe transformimet e asaj kohe per krahinen e vet,Malesine e Gjakoves.Ngritja e qytetit te ri te Bajram Currit,kthimi i Cerrnices ne nje zone bujqesore e te lulezuar,punimet ne kanalin e krasniqes dhe ate te Begajve per vaditje,lulishtet e bukura me cdo lloj luleje qe I njihte me emer ne mjediset e qytetit, e shkollave 8 vjecare qe mbushen Malesine ,etj.Duke u nisur nga keto tema lokale,Sokol Arifi ka kaluar dhe ne tema me karakter me te pergjithshem,sin e kenget e popullit qe kane bere lufte  e kryengritje ndaj okupatoreve te huaj.Ne strukturen e ketyre kengeve ruhen ne pergjithesi skemat dhe elementet poetike te folklorit tradicional,shtjellimi epik I ngjarjeve ,pasurimi i tyre me apostrofa,similitude,krahasime,hierepbolizime epike,etj. Me gjithe kete,aty s’mungojne edhe ndikimet e kohes.Krahas kengeve  me gjeresine e zakonshme te folklorit epik te kaluar,gjenden edhe kenge me nje numer te kufizuar vargjesh. Ritmi dinamik i jetes se sotme ka filluar te ndikoje drejt nje fare konciziteti me folklorin e veriut.Sokol Arifi per patriotizmin e tij edhe per aspiratat shekullore te Kosoves qe po luftonin me cdo perpjekje e rrethane per te patur nje Kosove me nje pavaresi,nje flamur dhe nje shtetesi te veten per te cilen u derdh shume gjak.Cdo kenge Sokoli e lidhte me lufterat e Kosoves qe ishin bere ndaj okupatoreve te huaj ne truallin shqiptar.Sokoli,jo vetm qe u kendonte atyre ngjarjeve qe I perjetonte vete,por ai dinte edhe shume ngjarje e histori edhe te koherave te meparshme qe e kishin sunduar truallin tone.Keto Sokoli i mesoi nga i ati,Arif Zmajli dhe e ema Gjyke Sylja qe edhe keta kishin nje talent te vecante per rapsodi.Bile nena e Sokolit thirrej per vajatore ne raste vdekjesh ose ne dasma sidomos kur shkonin cikat nuse per t’u kenduar kanen.Nga qe kishte mesuar shume per lufterat qe jane bere qysh ne kohen e Skenderbeut,ai nj nder kenget e tij e shkruan me titull “Shpata e trimit flake po qet”,ose kengen e heronjve per Avni Rustemin,deputet I Kosoves,Asim Vokshin,Ali kelmendin,bij te  Kosoves,apo te kenga “Lum per ty moj toke amtare”.Ai e pershkruan shume natyrshem ne kenge luften qe ka bere heroina Shote Galica se bashku me te shoqin,Azemin,qe I lane amanet popullit shqiptar,sidomos atij  kosovar ,qe te luftojne gjithmone kunder barbareve.Prap luftojne ata kreshnike/ Me titiste e me komite.Patriotizmi I masave tona pasqyrohet ne menyre origjinale ne kenget qe thurte Sokol Arifi.Ai kishte nje bote gjere dhe komplekse.Populli shqiptar u perball me shume sfida,shume veshtiresi .U bene shume luftra,u derdh shume gjak dhe u treguan shume heroizma te luftetareve te ketij trolli per te ardhur deri ne keto dite te demokracise.Dhe gjate gjithe koherave,krahas luftes dhe herozmit,ishte kenga ajo qe I perjetesoj dhe  e mbajti gjalle frymen e atdhetarise dhe te luftes per liri dhe clirim kombetar.Ishin ata kengetare ( rapsod) popullor qe u thuren lavdi luftetareve qe rane ne fushebeteje per me te shtrenjeten,per me sublimen,lirine.Roli I kenges dhe I rapsodise popullore te Sokol Arifit,ishte I jashtezakonshem.Ai me kengen e tij si shoqerues besnik e historik,perhere ne shtresat gjera popullore por edhe ne lufterat,Sokoli e bente te gjalle tribunen kur recitonte.ne raste festash ne prisnim me padurim deri sa te dilte Sokol Arifi per te recituar dhe deklamuar vargjet e tij.Duke patur parasysh kohen shume te kufizuar ,per kohen totalitare te regjimit qe ishte,Sokoli nuk mundi te shprehej mire e lirshem per ate qe ndiente.Kenget e Sokol Arifit zene nje vend te vecante ne vendosmerine,guximin dhe vigjilencen qe treguan populli I Kosoves ne mbrojtjen e trojeve te tyre para diversioneve te armikut serb.Ky motiv shprehet nepermjet ngjarjeve konkrete te jetuara nga banoret e kesaj krahine dhe aq me teper nga I ati,Arif Zmajli.Ne kenget e Sokol Arifit pasqyrohet cdo gje origjinale.Duke patur parasysh rendesine e rapsodeve gjate gjithe koherave dhe situatave neper te cilat kaluan ,duhet patur parasysh gjithsesi rolin e kontributin e tyre,ne menyre qe at ate vihen ne vendin e merituar dhe te mos mbesin ne harrese qe t’I mbuloje pluhuri I kohes.Pra nuk mund te kalosh Sokol Arifin me ate thjeshtesine e tij dhe me ate botre te gjere e komplekse.Ate e frymezonin mbremjet e ngrohta te viti te ri qe organizoheshin ,festivalet folklorike ku manifestoheshin te krahines se tij,dimri I jashtezakonshem qe pllakosi krahinen tone ne vitet 1954-1955,tregimet historike te luftrave qe jane bere ne kete krahine kunder pushtuesve turq,heroizmi I malesoreve te udhehequr nga Mic Sokoli ne kohen e Lidhjes se prizrenit,vrasja e Maxhar Pashes me 1878,figura burrerore e Bajram Currit,etj.Me gjithese nuk dinte shkrim as kendim,Sokoli tregonte nje pjekuri te vecante duke bere objekt te rapsodive te tij edhe tem ate jetes se gjere boterore.Vragjet e Sokol Arifit ( qe jane me mijera),kane nje frymezim te gjere dhe shume here nje stik te tepruar ( emfatik ).Kjo I ka dhene krijimeve  poetike te tij edhe nje karakter recitative,vecori qe nuk ka qene e zakonshme net e kaluaren.Dhe me kete dua te them se te gjitha vargjet e Sokolit kendohen me lahute,fyell e cifteli,por edhe recitohen neper shfaqje e mbledhje publike.Apo nuk kishte edhe  nje ze  qe ia jepte kuptimin cdo vargu sipasa ngjarjes apo situates qe ishte,e me kete tingull zeri ,here te forte dhe here te embel., e bente spektatorin per vete.keto karakteristika e benin Sokol Arifin nje figure te pakontesktueshme si artist popullor,qe me vargjet e tij te percjella neper vite,jo vetm qe trsajtohen shume ngjarje,shume histori,por ato skaliten aq bukur e me nje mjeshteri te rralle te artit popullor.Tashme Sokol Arifi nuk eshte ne mesin tone fizikisht,por kenget dhe vargjet e tij do mbeten te trasheguara edhe ne brezat  e ardhshem,sepse rapsodi popullor ka vecori dhe fenomene te gjenetikes sone kombetare.Kete e deshmojne me se miri kenget e tij epike dhe historike,te cilat posedojne shume elemente pozitiv qe duhet te sherbejne gjeneratave.Me kete dua te them  qe kete figure me keto vlera rapsodike,duhet ngritur ne piedestalin e merituar te respektit e te kultures sone kombetare.Rapsodi Sokol Arifi mbylli syte pergjithmone me 18 mars 2005 ne fshatine tij te lindjes,Markaj,te rrethit te Tropojes,duke lene pas vetes nje biografi dhe bibliografi te bujshme kenge dhe tradite,qe meriton kujtimin dhe respektin e vecante,por edhe kujtimin dhe epitetin e nje vjershetori te permasave kombetare,gjurmet e te cilit veshtire se do te humbin.Bashkia e Tropojes i ka dhene titullin e larte Qytetar Nderi.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat