Ca njerëz

Kultura

Ca njerëz

Nga: Zymer Mehani Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 06:29
Zymer Mehani

Premtojnë ca njerëz

Premtojnë

Pallate e kulla t'arta

E ato as në ëndërr s'i kanë

Flasin ca njerëz

Flasin

Për dashuri t'praruar n'ar

E në shpirt tradhëtinë e kanë

Gjurmojnë ca njerëz

Gjurmojnë

Me diell në ballë lumturinë

E në skëterrë jetojnë

Dhe përqafojnë vetminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat