Mos e përbuzë ushtarin e lirisë

Kultura

Mos e përbuzë ushtarin e lirisë

Nga: Kumrije Shala Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 11:09
Kumrije Shala

Ju që rrini si pasha duarkryq

Kur ndihmë kërkojnë të tjerët

A thua vallë nuk keni forcë t`i ofroni

Apo është shuar në pafundësi dëshira për të zgjatë dorën

Çlirimtarët t`i nxierrim nga balta

T`i largojmë nga varfëria e ankthet

Apo dëshira të ndihmosh

Të është larguar rrënjësisht

Kjo hija e zezë

Ta ka mbështjellë tërë trurin e trupin si magji

Çdo ditë luftoj me vetveten time për ju

Edhe forca e trupit ka humbë

Kur shoh shokët e mi që kërkojnë ndihmë

Dorëzgjatje s'kam si të ju afroj

Sepse forca e fronit është në duart e hajdutëve buzëzezë

E ushtarit i mungojnë pjesët e trupit që i varrosen para vdekjes

Ai që dha për ne

Ne të jetojmë si popull i lirë

E ne,kemi fytyrë të "ndritur" nëpër kolltuke Zhgarravitemi e heshtim edhe para jush pa fije turpi Duke ngritë supet përpjetë se nuk kemi asnjë mundësi për ndihmë

Se...edhe varret besa po kanë një çmim

E Ne, po presim t`i hapim për shpëtimin tuaj

Mos të ju lëmë mbi tokë

Kur ju luftuat per këtë tokë

Me dhembje e keqardhje

Dorën s'munden t'ua shtrimë

Se ligji se lejon t'ju ofrojmë ndihmë

E njeriu... veç një jetë ka

Atë duhet ta shfrytëzojnë ata

Kur gjithë jetën e jetuan të përlyer

E të njëjtit edhe sot rrinë si klysh në podin pa fije turpi

Hej, mos përbuzni çlirimtarin e lirisë të vendit tonë

Se do t'ju kthehët bumerang!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat