Portreti i mësuesit Haki

Kultura

Portreti i mësuesit Haki

Nga: Xhevat Dajaku Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:11
Arsimtari i vrarë Haki Imeri për motive politike

Për ta bërë portretin e mësuesit ashtu si ishte,

Për imagjinatë s'më duhet sytë t'i mbyll,

Mendjen e shpirtin me dritë ta vishte,

Siç vishet rreth vetes me dritë një yll!

 

Një mësues që teorinë e shkrinte n'praktikë,

S'të linte më dyshuar në ardhmërinë e ndritur,

Një artist i letrave, një krijues klasik,

Do kalojë kohë e s'ka për t'u përsëritur!

 

Në mes të nxënësve shihej si hero,

Heronj ndiheshin nxënësit kur ishin me të,

Ushtri dijetaresh ndër vite krijoi,

Ishte shëmbëlltyrë për t'shenjtin atdhe!

 

Portretin e tij është lehtë për ta bërë,

Në yllin e mëngjesit kryekëput ngjason,

Shihet mëngjeseve nga një botë e tërë -

Me bardhësinë filtron e në errësirë ndriçon!

 

Xhika

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat