Monedhë e lashtë fokeane: YΕΛΗ - 2600 vjeçare – flet shqip

Kultura

Monedhë e lashtë fokeane: YΕΛΗ - 2600 vjeçare – flet shqip

Nga: Aleksander Hasanas Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:12
Monedha ilire me mbishkrime shqip

’YΕΛΗ' i quajtur Velia nga romakët, është një qytet antik i ashtuquajturës “Magna Graecia” i vendosur në rrethin Piana di Belia; Velia, në komunën e Ascea në provincën e Salerno, brenda Parkut Kombëtar Cilento dhe [Ballo}; Vallo di Diano.

Mbetjet e këtij qyteti, edhe pse vetëm pjesërisht të gërmuara, janë befasuese. Themeluesit e Belias; Velias erdhën nga Fokea (Azia e Vogël), nga ku u larguan, në vitin 545 p.e.s., për shkak të sulmit ushtarak pers, derisa në vitin 540 p.e.s. u strehuan në Reggio.

Zhvillimi i tregtisë së qytetit dëshmohet nga monedhat e tij të bukura, e të shumta, të cilat mbajnë në njërën fytyrë kokën e #Athinës ose atë të nimfës ’Yelia, (Velia) në anën tjetër, një luan, që shpesh lufton me drerin.

Në kohën romake ’YLEA, e quajtur Velia, mbahej mend për ëmbëlsinë e klimës, mikpritjen dhe standardin e lartë të jetesës së banorëve, duke u bërë destinacioni i personaliteteve të shumta, përfshirë Ciceronin, Paolo Emilio dhe Orazio.

Bruti, pas vrasjes së Cezarit, u strehua në ’YELIA (Velia) dhe Marcantonio e priti jashtë pa hyrë në qytet.

Për më tepër, pozicioni gjeografik, mbi një kep që në kohët e lashta shtrihej mbi det, favorizoi shndërrimin e tij në një qendër pushimi.

Një goditje e rëndë për ekonominë e qytetit erdhi nga mbyllja e porteve të tij, gjë që e vështirësoi aktivitetin detar.

Në këtë mënyrë ’YLEA (Velia) mbijetoi për pak kohë duke u bërë peshkopatë, por u braktis pas dyndjeve saraçene (shek. VIII-IX). E gjithë kujtesa e ’YLEAs; Veliasë së lashtë humbi.

Straboni, në veprën e tij “Gjeografia”, shpjegon se qyteti Elea-Velia, i themeluar nga njerëzit e Foceit (kolonistë të Fokesë), quhej #Hyele, emër që më vonë u bë Ele dhe më në fund Elea.

Në fakt, Elea u themelua në gjysmën e dytë të shekullit të 6-të para Krishtit nga mërgimtarët fokeanë që ikën nga Jonia (Azi e Vogël) për t'i shpëtuar pushtuesve persianë. Romakët në vend të kësaj e quajtën Velia, e vërtetuar duke filluar nga Ciceroni.

Në themelimin e Eleas kemi rrëfimin e Herodotit. Kjo ndodhi pas Betejës së Alalia-s, të luftuar nga Focei di Alalia kundër një koalicioni të etruskëve dhe kartagjenasve, në rreth 541 - 535 para Krishtit.

Pra shkurt e qartë kemi monedhën e fisit të lashtë HYELEA (Yllianë) të cilët i besonin YLLIT HENE si perëndeshë (Athena), mandej ishte pikërisht gjuha latino-greke e vonë e cila solli devijimin e këtij emërtimi nga (H)YELEA ne Elea dhe si rezultat i 'Y=V' në gjuhën perandorake latine ky qytet u quajt nga (H)YELE ne VELE; VELIA.

Është dhe mbetet e vetme gjuha shqipe që germën 'Y' e quan baras 'Y' ashtu siç njihet se e vetmja gjuha shqipe trashëgon emërtimin: YLL = Dritë. Nga ku kemi: YLL + HENA = YLLIANA ILIANA etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat