Pse të mos bëhet 8 nëntori Dita Kombëtare e Gjuhës Shqipe?

Kultura

Pse të mos bëhet 8 nëntori Dita Kombëtare e Gjuhës Shqipe?

Nga: Mark Prenkaj Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 19:29
Ilustrim

Mark Prenkaj (KQIRA) ka kujtuar sot 8 nëntorin teksa ka shprehur dëshirën që të shpallet si Dita Kombëtare e Gjuhës Shqipe.

Kjo pasi më 8 nëntor 1462 janë shkruar në shqip, me gërma latine, fjalët: "Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë" .

Nëpërmjet të postimi të plotë argumentoj se këto fjalë janë shumë të rëndësishme për çdo shqiptar, sepse dëshmojnë me shkrim se këtu flitej shqip dhe mirë.

"Kjo gjuhë na mban e na bën një popull, pavarësisht nëse jemi të krishterë, myslimanë,ortodoks agnostikë apo ateistë. E ajo formulë është aty me shekuj për të na e dëshmuar këtë gjë",

Postimi i plotë:

8 NENTORI: DITA KOMBETARE E GJUHES SHQIPE!

Sot është një nga ditët më të bukura për çdo shqiptar. Sepse si sot e 560 vjet më parë, më 8 Nëntor 1462, janë shkruar në shqip, me gërma latine, fjalët:

"Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë"

Është një dokument historik, ka 13 fjalë, me13 shkronja dhe 16

Tinguj. Edhe më historik e bënë shënimi i datës ; 8 nëntor 1462,

kjo ishte edhe datë kritike midis kulturës shqiptare të periudhës

së Arbërit, përkatësisht të epokës së kombësisë shqiptare,Kjo është

kohë e fuqisë kulminante të shtetit dhe shtëtsisë shqiptare në kohën e Gjergj Kastriotit –Skënderbeu.

Këtë formulë, Arqipeshkëvi i Durrësit Pal Engjëlli, ua la nanave e gjysheve që ta përdornin për të pagëzuar fëmijët e tyre, sepse po vinin kohë të vështira, duke qenë se hordhitë turke kishin përparuar shumë e po bëheshin gati të mësynin akoma më shumë.

Këto fjalë janë për ne të krishterët shumë të rëndësishme, sepse me anë të këtyre fjalëve, të ujit dhe të Shpirtit Shenjtë bëhemi krijesa të reja në Krishtin.

Por janë të rëndësishme për çdo shqiptar, sepse dëshmojnë me shkrim se këtu flitej shqip dhe mirë. Kjo gjuhë na mban e na bën një popull, pavarësisht nëse jemi të krishterë, myslimanë,Ortodoks agnostikë apo ateistë. E ajo formulë është aty me shekuj për të na e dëshmuar këtë gjë.

Kam akoma më shumë motiv të ndjehem krenar për këtë ditë, sepse vendi ku u shkrua është pikërisht në Dioqezën e Rrëshenit, në Qafkajshë të Macukullit në Mat.

Sa bukur do të ishte sikur 8 nëntori të shpallej Dita Kombëtare e Gjuhës shqipe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat