​Nis botimi i parë i “Librit të madh të gjuhës shqipe”

Kultura

​Nis botimi i parë i “Librit të madh të gjuhës shqipe”

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 17:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Anëtarët e Këshillit Kombëtar Shkencor të projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, të udhëhequr nga Qendra për Edukim dhe Përparim, nëpërmjet një letre drejtuar kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, kanë shprehur shqetësimin se produktet e Micrisoft, kanë ndarje të gjuhës shqipe në tri variante.

Ata po ashtu kanë ftuar Qeverinë e Shqipërisë që që të marrë në shqyrtim sipas procedurave ligjore, modalitetet për të futur në përdorim nëpër shkolla dhe administrata shtetrore “Kullën e Shqipes”

Drejtori i Qendrës për Edukim dhe Përparim, Lulëzim Shishani tha se nga sot fillon botimi i parë i “Librit te madh të gjuhës shqipe”, dhe instalimi i softuerit për gjuhën shqipe “Kulla e shqipes”.

Shishani: Sot fillon botimi i parë i “Librit të madh të gjuhës shqipe”

Pas angazhimit të madh e të gjatë më shumë se 25-vjeçar, nga sot fillon botimi i parë i “Librit të madh të gjuhës shqipe” dhe instalimi i softuerit më të përparuar për gjuhën shqipe “Kulla e Shqipes”. Me gjuhëtarë të nderuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, anëtarë të këtij këshilli, për dy ditë rresht kemi diskutuar për materialin gjuhësor të softuerit “Kulla e shqipes” dhe “Librin e madh të gjuhës”, me rreth 300.00, faqe A4”, tha ai.

Anëtari i Këshillit Kombëtar Shkencor, Emil Lafe, tha programet kompjuterike ndihmojnë që të shkruajnë sa më bukur në gjuhën shqipe, pa gabime drejtshkrimore e gramatikore.

Lafe: Projekti do t'u shërbejë të gjithë shqiptarëve që nga mosha parashkollore dhe gjatë gjithë jetës

E dija që për një numër gjuhësh kishte programe kompjuterike, të cilat ndihmonin shumë përdoruesit e kompjuterit që të shkruanin sa më pastër e bukur gjuhën e vet, sidomos pa gabime drejtshkrimore e gramatikore. Isha interesuar a mund të bëhej dhe si mund të bëhej diçka e ngjashme për shqipen dhe kisha kuptuar që duhej shumë punë, shumë njerëz, shumë mjete. Nga biseda me Lulëzimin u binda se ai e kishte të qartë detyrën, fazat e punës, vështirësitë e shumëllojshme dhe e kishte shestuar mirë projektin. Pata besim se do të na shkonte puna mbarë, prandaj pranova të marrë pjesë në grupin e bashkëpunëtorëve të projektit "Gjuha shqipe dhe Kompjuteri... Projekti që u shërben dhe do t'u shërbejë të gjithë shqiptarëve që nga mosha parashkollore dhe gjatë gjithë jetës”, tha ai.

Po ashtu, ai tregoi se materiali i këtij softueri është 300.00 faqe dhe në vazhdim do të shtohet.

Lafe: Le të përpiqemi të fitojmë kohën e humbur dhe të bëhemi të barabartë me më të mirët

Materiali gjuhësor i këtij softueri është 300.000 faqe A4 dhe do të vijë duke u shtuar vijimisht, sepse zhvillimi e pasurimi i gjuhës nuk ndalon kurrë. Po jetojmë në një kohe kur ritmet e përparimit të shkencës dhe te teknologjisë, veçanërisht te informatikës, janë të jashtëzakonshme. Kush vonohet t'i kape këto ritme, rrezikon shumë; po ashtu edhe kush pushtohet nga ndjenja e vetëkënaqësisë dhe humbet vizionin e perspektives. Gjuhësia kompjuterike duhet të vlerësohet si një shkencë pilot në gjuhësinë tonë. Ajo meriton edhe te ne po atë përkrahje morale e materiale që ka në vendet e Bashkimit Evropian, ku synojmë të përfshihemi. Le të përpiqemi të fitojmë kohën e humbur dhe të bëhemi të barabartë me më të mirët”, foli ai.

Gjuha shqipe përmes softuerit Kulla e shqipes dhe përkrahjes së Qeverisë së Kosovës, duke ndjekur përparimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, ka shënuar përparime e zhvillime të panjohura më parë dhe është bërë faktor i rëndësishëm për përparime te reja/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat