E njoh gjuhën e kalit

Kultura

E njoh gjuhën e kalit

Nga: Agim Desku Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 10:02
Agim Desku

Nga troku e njoh gjuhën e kalit

Nuk ecët as nuk matët ma koha me shpejtësinë e tij

Nga hingëllima më kaplon frika e stuhive të motit të keq

Në kalërimin e tij e shoh rikthimin e Doruntinës

Sa më vien në mendje fjalët e bukura të poetit

Dymijë vjet i kishte mendue dhe më tha

Të jesh i sinqertë do të thotë e di gjuhën e kalit

Vrapim s'e ndali kurrë edhe me barrën mbi shpinë

Vrapojmë të dytë

Për të mos të na zërë gjumi i kohës

Zgjohemi të parët para agimit të ditës se re

Njeriun e lëmë ta përcjellë dritën e diellit

Rikthehemi në orator të muzeumit të Holokausit

Nuk vdesim si popull as kur e kemi të shkruar

Jetojmë të lumtur me popullin mik hebre

Sa herë ia zgjatem dorën dhe e falëm Evropën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat