Serenadë për Zanën

Kultura

Serenadë për Zanën

Nga: Vjollca Aliu Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 15:37
Autorja Vjollca Aliu

Natyrën e lau shiu
Qielli u errësua, u bë natë
Një shpirt i brishtë, i ndritshëm
Këndonte një të bukur serenadë.

Zëri buçiste si në operë
Por shpirtin e kishte plot brishtësi
Tingujt e zogjve me vargjet e poetëve
I bashkonte në serenadën e tij.

Rrjedhës së lumit i këndonte
Dhe ditëve të dashurisë plot ndjenja
Me hënën shkëmbenin vështrimet
E për zanën e tij i vlonte zemra.

Lumi e kënga rridhnin ëmbëlsisht
Zemrat freskoheshin nga puhia e lehtë
Afshi i dashurisë digjtte si në zenit
Ata shijonin dashurinë, si dy zogj mbi degë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat