Valëvitje flamuri

Kultura

Valëvitje flamuri

Nga: Enxhi Drapi Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 15:28
Enxhi Drap

Momente lodhje për Arbërinë,

Dikush kërkonte parzmore, e një tjetër shtëpinë.

Në moçalishte, u vunë re zambakët që mbinë,

Andej në të djathtë, një familje ndërtonte shtëpinë.

Arbëria plot me trima të shquar,

Deri sa panë yllin në majë, nuk patën të ndaluar.

Kudo në cepat e globit historinë transmetuan,

Thanë se fituam, por territorin i cunguan.

28 Nëntori ditë përkujtimore,

Të gjithë e dinë se pa mund, nuk ka fitore.

Në qiell valëvitet Shqiponja Dykrenore,

Gëzojnë trevat shqipfolëse, të kapura përdore.

KURË

S’ka si ky vend, e dimë,

Por, s’na dhimbset hera – herës.

Shpesh ne bijtë e tij,

Sillemi si të ishim të njerkës.

Për të ekziston një kurë,

Një bar, a diçka tjetër.

Por, zemrat që janë veshur me gurë,

Duhen shëruar patjetër.

Enxhi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat