Gjuha shqipe është burim i latinishtes

Kultura

Gjuha shqipe është burim i latinishtes

Nga: Fatmir Ilazi Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 16:06
Kush do të rrijë mbi të tjerët?

Që gjuha shqipe është burimi i latinishtes është kaq e qartë, por pse nuk është zbuluar deri tani?

Nuk zbulohet sepse nëse e lejojnë këtë të vërtetë, do të shembet muri ideologjik që ata kanë ndërtuar me shekuj.

Këtu më poshtë është një shembull se sa thjeshtë unë mund ta vërtetoj atë.

Të gjithë e dinë fjalën dominoj(e), përkatësisht kuptimin e saj. Është e pranishme në të gjitha gjuhët europiane. Të gjithë e dinë apo besojnë që është një fjalë latine.

Por, a është një fjalë me të vërtetë latine?

Jo, nuk është. Etimologjia zyrtare i trajton njerëzit si idiotë.

Gjuhëtarët thonë se fjala dominoj vjen nga fjala dominari “të sundosh, dominosh, të qeverisësh”, nga dominus “zot, zotëri”, nga domus “shtëpi” (nga rrënja PIE *dem- shtëpi”).

Nuk e pranoj këtë etimologji sepse besoj se i kuptoj gjërat më mirë, se sa na jep të kuptojmë një shpjegim i thjeshtë.

Kjo etimologji është padyshim më e keqe se etimologjitë e gjuhëtarëve të vjetër popullorë si Çabej dhe Topalli.

Gjuhëtarët thonë se fjala latine *dominari është rrënja e fjalës, e konceptit.

Cila është origjina e vërtetë e fjalës *dominari?

Në një mënyrë shumë të thjeshtë shqipja thotë: dominari do të thotë "do mi na rri"

Gjithashtu, Idriz Morina sugjeron (për aq sa sugjeron on=zgjerohet) këto lëvizje -zhvendosje të mundshme të rrokjeve të shqipes në fjalën Dominari:

do + mi+na+rri

do + na+rri+mi

do na rri mi (sipër, mbi)

do+rri+mi+na = do rri mi ne

Kush do të rrijë mbi të tjerët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat