Diku...

Kultura

Diku...

Nga: Zymer Mehani Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 08:45
Zymer Mehani

Diku gjendet
Një zemër e braktisur
E gërvishur 
Dhe e ndarë në dysh

Gjendet diku
Një zemër e drobitur
E plagosur
Dhe e sakatosur

Diku gjendet
Një zemër e trazuar
E lënduar
Dhe e krejt e trishtuar

Gjendet diku
Një zemër e shastisur
E fashitur
Dhe krejt e braktisur

Diku gjendet 
Një zemër në pikëllim
Në vuejtje të thellë
Për Ty engjëlli im

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat