Stop dumbabizmit! Fjalët Bajrak dhe Oxhak, janë me origjinë shqipe!

Kultura

Stop dumbabizmit! Fjalët Bajrak dhe Oxhak, janë me origjinë shqipe!

Nga: Albert Nikolla Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Kohët e fundit kam lexuar shumë marrëzira të publikuara gjithandej mbi origjine turke të shumë fjalëve të Shqipes. Këto lloj fjalësh jo rrallë i hasim edhe në Shkrimet Achene (Proto ilire C) dhe Frigjiano-Armene-Lidiane -(Proto-Ilire D- Azia e Vogël, nga rrjedh Greqishta e Re Koinea). Po japim disa shembuj: Fjala */Bajrak/, */Bajraktar/ dhe */Oxhak/.

Për të provuar që fjala */Bajraktar/ vjen nga turqishtja, sipas normave etimologjike, duhet kërkuar nëse ekziston fjala */Bajrak/ edhe në gjuhën Tartare (Kozake) ... pasi Turqishtja është një gjuhë me origjinë zbritur nga grupi i gjuhëve Tartaro-Mongole. Konstatimi ynë i parë, sapo hapim fjalorët është se fjala */Bajrak/ nuk ekziston në gjuhën tartare, për dy arsye... E para Tartarët ishin popullata shëtitëse, (nuk kishin shtëpia, apo Bajraqe (Fshatra e Qytete) por çadra rrethore lëkure të punuara sipas traditës Kurgane, dhe e dyta nuk organizoheshin Bajraqe (vende të caktuara me qëndrim të përhershëm,) dhe e treta vete fjala */bajrak/ sipas ligjeve etimologjike (Folja- aksioni krijon emërtimin e objektit) vjen nga folja */Baj/ (bëj) e Gegnishtes. Në gjuhën Tartare dhe Kozake koncepti */bajrak/ përcaktohet me fjalën */Banner/ (баннер) dhe Mongolishte */tug/ (туг) .... Madje edhe fjala */Stan/ që gjendet në gjuhen turke vjen nga */Stan/ (Ndenjie-vendqëndrim) e Keltishtes së vjetër....

Kështu që shumë njerëz bëjnë mirë të mos merren me origjinën e fjalëve, kur nuk e kanë kulturën dhe formimin e duhur për të studiuar historinë e prejardhjes së fjalëve.

Edhe fjala */Oxhak/, vjen nga shqipja Gege.... Folja /ö/ që është një version prehistorik i foljes */ösht /-/âsht/ (është) ka konceptin semantik të ekzistencës së një krijese të lartë me origjinë hyjnore (Gjak i lartë-origjinë e lartë – P.sh. âsht oxhak i madh aj burrë).

Ndërsa fjala */gjak/ (është puro e shqipes- e ka përcaktuar Franz Bopp e se luan as topi).... edhe kjo fjalë i takon shqipes prehistorike).

Duhet të nxirret një ligj që t’ua ndalojë injorantëve dhe nipave të stërkequr të ushtarëve turq, që të merren me etimologjinë e gjuhës Shqipe... Të mos dish, nuk quhet injorancë, (se askush nuk i di të gjitha), kur ke zgjuarsinë të heshtësh... Injorancë është ta shfaqesh mosdijen tënde në publik. STOP DUMBABIZMIT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat