Me këmbët e lehta mund të dalësh edhe faqebardhë

Kultura

Me këmbët e lehta mund të dalësh edhe faqebardhë

Nga: Fatmir Lohja Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 15:36
Fatmir Lohja

Miku im , Franci, kishte lënë një takim me avokatët. Me që i njoh, e shoqërova deri në zyrën e tyre , sa për t’i përshendetur.

Fato! Çfarë po bëhet në Kosovë?- më pyet njëri, pas përshendetjeve të rastit.

Ju kërkoni humor prej mej, si lexus të librave të mi? -i pyes, duke qeshur me sinqeritet.

Natyrisht, por edhe Edi Rama ka gisht në këto poshtërsi,- mundohet të më drejtojë humorin tjetri.

Më kapi një e qeshur e sinqertë. I pashë në sy te trë,nëse e kanë vendosur të më dëgjojnë. Më dhanë shënja se do të më dëgjonin,por sa më shkurt. Nisa t’u tregoj këtë hitori. Ngjarje më kishte ndodhur disa ditë përpara, ndërsa unë rrefeva ,sikur më ndodhi para se të takohsha me Francin. Tregimtarit i lejohet pak fantazi, se ndryshe shkrimi nuk del tërheqës.

Në lagjen tonë është një grua rreth të gjashtëdhjetave. Verdalliset, duke folur me veten, , në rrugicat e lagjes, nga mëngjesi deri në darkë.Nuk e njoh se kush është,por më ka rënë në sy semundja e saj. Nga kjo arsye kam devijuar rrugën.

Atë ditë me shi, herët në mëngjez rruga qe fare bosh.E pashë nga larg zonjën.Unë mora krahun e strehave, sa ajo, me çadër në dorë, qendonte nga nga krahu i rrugës. Si gjithnji fliste me vehten. Me shmangjen krijova një distancë rreth tre-katër metër.Kur u afrova më del si fant spathi përpara.

Unë ta bëj në prapanicë!- më kërcenoi në dialekt të katundarëve të Shqiperisë së Mesme.

kapi në befasi. Rradakia ime po merrej me llogaritë e shpenzimeve për vitin e ri.U ndala. U përqendrova. Për humor, më shkoj në mendje t’i them,sa jam bërë për atë punë,. Natyrisht dilte pyetja e sinqertë pas mendimit humoristik. Zonja e nderuar me çfarë paisje moderne do të ma bënte qejfin !?

Në moment më erdhi në mendje këshilla e shokut tim të fëmijerisë, të ndjerit Edi Kraja:” Me këmbët e lehta mund të dalësh eeedhe faqebardhë!”

I futa marshin e tretë, I bindur se Edi ka të drejtë, dhe në debat me gratë kurrë nuk kam dalë fitimtar!- e mbylla rrefimin.

Me mua qeshen edha ata.

Nuk e kam ditur zoti Fatmir se jeni kaq frikacak,- me thumbon njëri avokat.

Me të drejtat që u jep ligji sot grave, kamë rënë sllukë si pula në qymez përpara tyre,- ia kthej duke qeshur me të madhe.

Nuk e mora vesh pse na tregove këtë histori, për pyetjen që të drejtuam?- më pyeti tjetri me sinqeritet.

Ju e dini sa e urrej Edi Ramen dhe manastirzezen, që më pushuan nga puna, një vite gjysëm pa dalë në pension, për të më zëvëndësuar me ngut me një patronazhist kakareç.I keni letrat në dorë. Ju e keni fituar gjygjin e parë për mbrojten time,- I kthehem me zë të ulët.- Sa kam përgjegjësi unë per semundjen e zonjes së lagjes, aq ka përgjegjësi edhe Edi Rama për nxjerrjen e ligjit te targave, dhe zgjedhjeve të parakoshme në Kosovë,- dhe dola nga zyra turra-vrap, për të mos dëgjuar ndonjëpyetje tjetër.

Fatmir Lohja

Tiranë, më 12.12.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat