Drenusha

Kultura

Drenusha

Nga: Fatmire Duraku Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 20:19
Fatmire Duraku

Eci dhe eci, shkeli mbi gjurmë         

Të një drenushe ca të frikësuar         

Që ik hijes së vrasësit të murrmë

Eci dhe eci, shkeli mbi gjurmë    

 

Gjahtarii lodhur bie në gjumë 

Pylli shkundet, hëna ik vetmuar          

Eci dhe eci, shkeli mbi gjurmë      

Të një drenushe ca të frikësuar

 

II

Ylli Agonme atë dritë të vjetër

Më ndjek nga e ec pragun e derës

Ku shkoj vallë me këtë ecje tjetër

Ylli Agonme atë dritë të vjetër

 

Shtëpia te kroi, me çati me ketër 

I bënë ballë çdo stuhie të verës    

Ylli Agonme atë dritë të vjetër

Më ndjek nga e ec pragun e derës

 

III

 

Gjurmët jaikin rreth e rreth kroi

Një, dy, tre kush hyri këndej muri

Marr shkopin e vjetër e dal te ftoi  

Gjurmët jaikin rreth e rreth kroi

 

Të njëjtat gjurmë i njoh dhe i hetoj    

Ja drenusha pi ujë në krua te guri           

Gjurmët ikin rreth dhe rreth kroi

Një, dy, tre kush hyri këndej muri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat