Kush ishin shqiptarët tosk-arianë të Kinës veriperëndimore?

Kultura

Kush ishin shqiptarët tosk-arianë të Kinës veriperëndimore?

Nga: Albert Nikollaj Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:58
Foto ilustrim: Fëmijë nga popullata tokariane, e cila i ka mbijetuar asimilimit kinez

Fjalorbërësi i gjuhës frënge, Indoevropianisti Michel Honorat që ka jetuar në shekullin e XIX, ka konstatuar se në gjuhët evropiane gjejmë aq shumë fjalë kineze dhe ka shtruar pyetjen se: "kush është burimi fillestar?".

A i ka marrë kinezishtja ato fjalë nga gjuha kelte (Tosk-Ariane) apo keltët (Tosk-arianët) nga gjuha kineze?!

Është normale të gjemë fjalë mes gjuhëve keltike, galike, latine dhe gjuhës së popujve të detit (Shardanëve, Ardianëve, Ashenëve, (athenëve) – që quheshin popujt e detit ose Ilirisë Antike Paragreke) pasi të gjithë vinin nga nënë Galatea me një origjinë të përbashkët.

Por, tani edhe Tosk-arianët në juglindje të Kinës që merreshin me tregtinë e mëndafshit dhe erëzave në antikitet ishin fise kelto-ilire, që përveç traditave kishin sjellë edhe fjalët keltike në gjuhën kineze.

Së paku toponimia e vendit dhe emërtimi i qyteteve ku kanë jetuar tosk-arianët i takon gjuhës shqipe, si */Agni/ (ag-nji) që do të thotë */agu i parë/; */Korla/ (korr-la ) që do të thotë */Vendi i magazinimit të korrjeve/; */Nija/ (vend ku rrihet e bisedohet); */Kroran/ (Kroj-ran) që do të thotë /kroi i ran/ (Kroi që bie); /Jushi/ (vendi juaj) etj.

Por, për t’i deshifruar shkrimet tosk-ariane, nevojitet gegnishtja... dalim tek Gjeneza.

Në kohën e akullnajave, Mallakastra ishte e vetmja zonë në Evrope ku mund të jetohej, sepse aty kishte dalje të shumta gazi (Metani) që digjeshin dhe krijonte një mikroklimë të ngrohtë mes Akujve. Këtu kanë jetuar paraardhësit e shqiptarëve (3-5 mijë persona me gjenin më të vjetër evropian, të parin -EV13... Pra Gegët janë toskët e Veriut, ndërsa toskët janë Gegët e Jugut. Kjo do të thotë se: Ai që sulmon Gegnishten, sulmon Toskërishten Primitive, dhe Etnogjenezën e parë të shqiptarëve.

Kur epoka e akullnajave mori fund, fiset Tosk-ariane, Arsi dhe Kuçi, rrugëtuan në Rrugën e Mëndafshit dhe u vendosën në Kinë, duke hedhur shtresat e para të asaj që quhet Rruga e famshme e Mëndafshit.

Sa i takon shkrimeve tokariane, duket qartë se kemi të bëjmë me keltishten ose më saktë një shqipe primitive (gegnishte):

Mā ñi (pra dëgjo) (shkodrançe= ma ni fjalën- ma dëgjo fjalën)

cisa noṣ śomo [si s’â (është) ne u shum] (Si s’ishim u shuam)

ñem ënolme lāre (ç’nam të vnome [vendosëm] lam)

tāka mā ra postaṃ ( ta ka me ra ma poshtë)

cisa lāre mäsketär-ñ. ( shi sa i lan jam mas kësaj)

Ciṣṣe laraumñe (ç’ishte lan[than] ra m’ne)

ciṣṣe ārtañye [ar thanie=fat] (ç’ishte parathanë)

pelke kalttarr (për altar)

śolämpa [sö lan pa]- (s’ka për tu parë)

ṣe mā te sta ālle śol-ëärñai. (Se je ti ylli, dielli që shkon)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat