Urata e nënës

Kultura

Urata e nënës

Nga: Agim Desku Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:02
Agim Desku

Të dielën

s'deshi nëna të më pagëzoj ndryshe

Veç me emrin e agimit

Për një ditë të re me fat

Nga ai çast

Hijet e zeza i verboi drita e diellit

Këtë ditë

Pagëzimin e emrit e nisa në Durrah

Dëshmitar rrënjësh t'mia pellazge

Kam shumë

Homeri

Tërë dritën fliste

Për me e pa Zeusi

Vetëm në dritën e fenerit

Shihej jeta pellazge

Bota çmendej

Pse jetonte Besa e Konstandinit

Doruntinë

Ishte koha ime e ferrit dhe lirisë

Dhe tani jetoj

Për dashurinë e mbretëreshës

Që pati guxim

Të më pagëzoi me emrin Agim

Nga fundi i Titanikut

Më nxori urata e nënës

Sot i ruaj shumë kujtime

Të jetës e për jetën

Më ato të ferrit

Ia kam lënë vet ferrit të zi

Ato ma të bukurat

Çdo ditë ia fal vargut të ri

Eh,poezi

Ç't'i fala të gjitha dashuritë e mia ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat