Erdhi Dita

Kultura

Erdhi Dita

Nga: Mustafë Shabani Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Ndal shigjetat harkëtar,

mjegullnajë e qenë të zgjebosur  

hije e shekujëve t‘ndrydhurë je Barbar 

maskë e shkyer mit i leckosur

Njëherë buzqesh ,më pas zgërdhihet 

në sekond ndërron një mijë fytyra 

s‘dukesh i racës me asgjë s‘shihet 

herë dhelpërak,herë kanibal e punë të ndyra.

 

Hiqu këtej,nga erdhe ik

nuk t‘duron qiell as tokë 

kundërmon keq mor i lig

për vend tonin japim,jetë dhe kokë 

 

Japim ne gjithë qka kemi 

për gjuhë,gjak,flamur liri

për t‘shenjëtën tokë një trup jemi 

për gur t‘kristaltë t‘lashtën Dardani 

 

Amanet  nga babë e nënë 

brez pas brezi e nga i pari 

sa t‘ket jetë diell dhe hënë 

n‘Mitrovicë është Zot shqiptari 

 

Mbi pesë ditë me rroba n‘trup 

larg shtëpisë e pa u ndërruar 

përjetësisht me armën n‘sup 

erdhi dita  t‘lir jemi,mjaft të robëruar 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat