​Violinistin Shkelzen Doli e nderon me dekoratë presidenti i Austrisë Bellen

Kultura

​Violinistin Shkelzen Doli e nderon me dekoratë presidenti i Austrisë Bellen

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:11
Shkelzen Doli

Me „Dekoratë nderi për merita në shërbim të Republikës së Austrisë“, është nderuar violinisti shqiptar me famë botërore, Shkelzen Doli.

Ishte vet virtuzoi Doli ai që njoftoi përmes rrjetit social Facebook për titullin që atij i është dhënë.

“Ndjehem i privilegjuar dhe shumë mirënjohës”, është shprehur ai.

“Një vizitë shumë e veçantë në Kancelarinë Presidenciale Hofburg të Vjenës, për t’u nderuar me titullin „Dekoratë nderi për merita në shërbim të Republikës së Austrisë“ nga Presidenti austriak Dr. Alexander Van der Bellen. Ndjehem i privilegjuar dhe shumë mirënjohës”, ka shkruar Doli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat