Mesazhet vlera shumë të sotme e të nesërme në librat e autorit Sulejman Madani

Kultura

Mesazhet vlera shumë të sotme e të nesërme në librat e autorit Sulejman Madani

Nga: Hasan M. Shahinaj Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Si rrallëkush intelektual studiues bashkëkohorë që ka jetuar, punuar, drejtuar e reflektuar intensivisht për të dy regjimet në Shqipërinë tonë të dashur (ish-socialiste e sot demokratike), zotni Sulejman Madani ka botuar në seri një kolonë prej shtatë veprash të shquara e të lakmuara për sa më lart; madje kohët e fundit, në nëntor 2022, doli para lexuesit edhe me librin më të ri me titull: “Publicistikë” (shkrime të zgjedhura), botimet “Emar”. Me këtë rast fatlum, i urojmë sinqerisht nga zemra: urime e penë të kaltër për eventin e radhës!

Qysh në krye të herës, unë HSH, korrektoi gjuhësore-letrar dhe analizuesi i librit në fjalë “Publicistikë” (shkrime të zgjedhura), shprehem fort i kënaqur, zëplotë e me ndjenja sublime leximoro-meditative sepse autori Sulejman Madani, studiuesi skrupulloz, me seriozitetin e duhur i ka bërë një skaner të plotë realitetit të sotëm postdiktatorial e veçmas demokratik të Atdheut tonë me kompleksitetin e problematikave më kyçe, duke i analizuar objektivisht me lupën e anëshmërisë partiake dhe kryesorja duke sugjeruar rrugëzgjidhjet e mundshme në kohë e hapësirë. Ky autor, njohës tejet i vëmendshëm, madje i zoti i realitetit shqiptar; veçmas i Tropojës vendlindëse të tërheq me stilin e rrjedhshëm narrativ, analitiko-sintetik, krahasues e ballafaques dhe shpesh polemist përballë të paaftëve në këto fusha shkrimore; por sidomos kundra lakejve, servilëve e puthadorëve që jo vetëm s’njohin kushtet historiko-shoqërore aktuale; gjithashtu nuk orientohen aspak për të djeshmen e të pardjeshmen e Atdheut tonë, i cili ka kaluar dramacitete historike të mbijetesës copëtuese; gjithnjë dinjitoz, më pas përballur me reformacionet e pushteteve vendase, që, porsi lavjerrësi i fizikës, janë lëkundur sa majtas aq dhe djathtas; nëse duam t’i shohim gjërat sy ndër sy. Ja disa veçori e tipare kyçe dalluese në refleksionet e sakta hulumtuese, kronikore, studimoro-analizuese të veprës së autorit S. Madani:

bisturinë e një kirurgu tepër të sprovuar e të zotë, autori Madani i bën autopsi realitetit shqiptar në tërësi dhe atij tropojan të Malësisë së Gjakovës (tradicionalisht) në veçanti, nëpër epokat e ekzistencës, qysh nga Perandoria turke e ish banorëve të parë të Pultit sikurse Petër Spani, ish-pjesëmarrës i denjë në Besëlidhjen e Lezhës të 2 marsit 1444 dhe deri më sot; nga ku nxjerr në pah qëndresën e pashembullt të malësorëve vendas burra e gra, po edhe veçmas figurat e spikatura qendrestare të gashianëve qysh nga qendrestarët dhe dëshmorët e lirisë: Bali e Musli Syla, të Niman e Sejd Adullahit e deri tek Sylejman Ibra, Imer Binaku, Zenun Adullah Madani. Po ashtu, pa harruar deri në ditët tona, bij kufitarësh të rënë kundra bandave diversioniste sikurse Zeqir Haxhi Madani, rënë në Goricë të Pogradecit, ku lartësohet lapidari përkatës. Gjithashtu pa harruar kurrsesi dhjetëra dëshmorë të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare e pas çlirimit të vendit qysh nga atdhetari hmet Zeka me çetën e Ram Mujës e deri tek kujtimet aq origjinale të Jah Sali Madanit për luftimet e Brigadës XXV Sulmuese të LANÇ. Apo kujtimet prekëse të gruas trimëreshë Ajshe Ramja dhe të Hatë Imer Shpatës (Madani). Në fakt autori ynë Sulejman Madani, si vizionar studimor e objektiv, qysh në faqet e para të librit e njeh lexuesin masiv me të çdo moshe me atë stilin e tij tërheqës dhe sidomos hulumtimet e sakta për historikun e pasur të Tropojës së toku me rrethinat periferike deri në Nikaj-Mërtur, Bytyç e Gjakovë, madje edhe më gjerë sipas ndarjeve administrative qysh para epokës së zjarrtë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; pra të kohës së sundimit të 4 vilajeteve të ish-Perandorisë turke: Kosovës, Shkodrës, Manastirit e Janinës. Kapituj më vete në libër, të lidhur në vazhdimësi logjike porsi gjerdanët e fishekëve të luftëtarëve po edhe të kostumeve të rralla të grarisë malësore, janë përshkruar etapat transformuese të Tropojës me gjithë periferi në çdo periudhë historike; shembuj vetëmohues të malësorëve në hapjen e rru8gëve, në ish-ekonominë e përbashkët kooperativiste, në elektrifikimin e vendit, në miniera, në arsim, kulturë e shëndetësi; shkurt pa harruar asnjë datë, detaj, episod.

Autori ynë S. Madani, falë përgatitjes së plotë, ideo-profesionale, historiko-filozofike, me një vizion dashamirës të lakmuar e model për çdo koleg shkrimor, me një modesti të admiruar; larg çdo pështjellimi egoist, shpirtvogël apo klanor të plot kalemxhinjve që ndeshim rëndomë, duke i rënë gjoksit për botime librash fasadë, nga që kanë lekun me tepri por jo brumin; pra, thënë shkoqur, në antipod të hapur me këta e këdo; autori Sulejman Madani i ynë dhe i të gjithëve, nxjerr në dukje sheshit kontributet e çmuara të figurave drejtuese e masovike të rangut të lartë si p.sh. Hysen Papa e Sherif Malsia, Bytyçët si fis i fisëm e deri tek intelektuali i paharruar Avni Mustafaj që të tre drejtues model e shembullor në çdo sektor drejtimi, të besuar e të vështirë që i kujton, i don, i reflekton e parafrazon populli malësor edhe sot e gjithë ditën për aftësitë e tyre të spikatura organizative, rrugëzgjidhëse në dobi të mirëqenies së banorëve tropojanë, bile edhe në rrafsh prefekturor e kombëtar...

Autori Sulejman Madani me argumente bindëse, fakte, shembuj konkretë, shifra e detaje kyçe në kohë e hapësirë vë në kandar; ndaq thuaj në peshoren e farmacisë, dy ish drejtuesit shtetarë të Shqipërisë sonë: ish-monarkun Ahmet Zogu dhe ish-diktatorin Enver Hoxha. Kësisoj, edhe lexuesi /eseja më i/e thjeshtë me një arsim fillor, bindet plotësisht përmes ballafaqimit shumë objektiv që u bën autori të të dy ish-udhëheqësve shtetarë, sa që peshorja në fjalë anon nga Enver Hoxha; të cilin autori nuk e elozhon, as përkëdhel sikurse nostalgjikët e shumtë tek-tuk (të cilët s’bëjnë dot analiza të këtij kalibri shterues), siç ka bërë, e përsëris, kaq bukur e saktësisht, autori S. Madani; i cili objektivisht i rreshton E. Hoxhës edhe ca të meta në drejtimin e tij 4 dekadash e ca. Mirpo E. Hoxha, përpos këtyre të metave kryesore, këndvështruar nga ekstremizmi i luftës së tepruar klasore apo edhe ish-kooperativizmit kooperativist të nxituar e të panevojshëm nëpër malësi etj etj., del me shembuj bindës; ish-drejtues e fitimtar i LANÇ-it, atdhetar i dorës së parë qysh nga Konferenca e Pezës e 16 shtatorit 1942 e deri tek Konferenca e Paqes e Parisit e vitit 1946; reformator rezultativ i reformave të mëdha akutre agrare, i zhdukjes në kohë rekord të analfabetizmit masiv, i tharjes së kënetave dhe bonifikimit masiv, i elektrifikimit të plotë të Shqipërisë më 25 tetor 1970; plus rindërtimit të vendit nga zeroja, etapave të industrializimit, sigurimit të bukës në vend, mekanizimit të bujqësisë; masivizimit të sistemit kompleks shkollor për çdo moshë të aftë fshat-qytet, shëndetësi falas, sigurisë kombëtare, krahas punësimit të garantuar, nxitjes së talenteve novatore në çdo hallkë e sektor, shfrytëzimit efikas të burimeve natyrore pyjore, perimoro-frytikulturore e blegtorale etj., etj. Ndërsa monarku Ahmet Zogolli, dështaku i dyerve të hapura për kapitalin e huaj, jo vetëm varfëroi skajshëm këtë popull, por edhe e tradhtoi paturpësisht në epopenë qëndrestare të Mujo Ulqinakëve tanë në agresionin fashist të 7 prillit të zi të 1939-ës, duke u arratisur jashtë vendit!

Në kapitujt e tjerë të librit “Publicvistikë” (shkrime të zgjedhura), autori S. Madani me objektivitet të spikatur e gati të përveç flet për kontributet e Tropojës e të Malësisë së Gjakovës për aktin themelor të Pavarësisë Kombëtare po edhe më pas për figurat e shquara kontributore nacionaliste, sikurse bie fjala të familjes Kryeziu, përfaqësuar nga Ganiu; të cilët krahas qëndresës me armë, kishin vizione objektive perspektive për ardhmërinë ndryshe të vendit, gjithnjë në krahun perëndimor. Përshkruhet këndshëm e me nota pozitive krahina e Bytyçit jo vetëm e fisme por edhe vlera shumë në mjaft aspekte e dukuri të jetës politike dhe ekonomiko-shoqërore të Tropojës, malësisë, vendit në tërësi.

Qysh në librin e parë “Abaz Salihgi, kujtime për babain” të autorit S. Madani në vitin 2010, këtu e 12 vjet më parë, autori ynë në fjalë kurrën e kurrës nuk merr pozën e elozhistit, të lavdraqit dhe aspak të qaramanit ose të të birit “plang-prishës” ndaj brezit të baballarëve, të cilët kanë qenë, janë e do të jenë shembulli ynë udhërrëfyes në jetë e ndër breza. Ky libër “Abaz Salihi, kujtime për babain” i cili u mirëprit aq mirë nga lexuesi dhe bibliotekat përkatëse reklamuese të tij, u ribotua dhe u pasurua më detajshëm në vitin 2020, duke na befasuar e lumturuar ne lexuesve e veçmas ne, përgatitësve për botim sepse në libër jepet qartazi jo thjeshtë biografia e babait të përveçme e fisnik, human e politeknik Abaz.

Salihi, pra në këtë rast edhe e kryefamiljarit me 4 fëmijët e vet shembullor; por mbi të gjitha sfidant e tepër përballues i zoti e largpamës për çdo aspekt e dukuri sado të vështirë praktiko-jetësorë. Përkundrazi. Në librin solid e të bukur me 212 faqe dhe 42 paragrafë orientues e referues, të lidhur e të gërshetuar si gurët e zgjedhur e të skalitur të një kalaje qëndrestare, e cila u ka rezistuar kohëve, rrebesheve por edhe reformave të shumta shtetërore; jepet gjerësisht përmes dinamikës logjike, jetesa e mbijetesa reale; gjithashtu model e familjes tipike malësore tropojane të Abaz Salihit. Konkretisht e tekstualisht: Njeri i thjeshtë me arsim autodidakt, por praktik e inteligjent, d.m.th. çfarë i ka parë syri, ia ka bërë dora; i cili në vazhdën e trashëgimisë atdhetare familjare, qysh i ri ka ditur qartazi e vetëdijshëm të orientohet siç duhet se në cilin krah të historisë të rreshtohet. Sidomos gjatë LANÇ-it, ai (Abazi mentar) përfitoi shumë nga kontributi përmes atdhetarizmit tradicional të familjes Kryeziu; mirëpo në udhëkryq e sipër, kuptoi mirëfilli edhe gabimet e saja ekstremiste ndikuar ashiqare nga reaksioni bajraktarist vendas, gjithashtu dhe presioni i pushtuesit nazifashist që i mashtroi duke i përçarë lëvizjet ushtarake nëpër Tropojë, Rrafshin e Dukagjinit e të Malësisë së Gjakovës. Pas çlirimit të vendit, Abaz Salihi, pinjoll trashëgimtar i familjes atdhetare nga buronte, me përvojën e fituar ka ngritur shtëpinë me forcat e veta, me djersën e ballit, madje kryesorja, ai gjithnjë vizionar, progresist e emancipues bashkëkohorë në jetë, së bashku me vëllezërit e tij, po aq vizionarë e të papërtuar si ai; ngritën në vendlindje në trojet e veta centralin e parë elektrik, krahas mullirit të blojës aty tek jazet ujore në pronësi të arave të tyre. Gjithashtu futi në familje të renë e mundshme për kohën p.sh. Lambikun e larjes (duke shmangur legenin e ibrigun larës të duarve e të këmbëve nga e shoqja dhe aspak nga nuset e djemve!) Pajisi gradualisht kuzhinën me pjatat e orenditë e kohës, largoi sofrën e vakteve, duke e zëvendësuar me tryezën e ngrënies në pjata të veçanta; dushin praktik krahas govatave prej druri që i gdhendte vetë; hapi pusin ndihmës për larjen e rrobave, krahas çezmave që i disiplinoi ku duhej etj., etj. Mbi të gjitha Abaz Salihi shkolloi të 4 fëmijët duke u bërë shembull e model në fshat, zonë e rreth. Dhe, pikërisht, i biri i parë i denjë i tij, autori legjitim i këtij libri tërheqës në lloin monografik, Sulejman Madani, mbaroi shkollën e lartë për mësues matematikë-fizikë, shërbeu në fshat e zonë duke u bërë drejtor shkolle; kurse më vonë, shumë shpejt, falë aftësive të tia të spikatura, komplet trashëgimore familjare, u ngjit deri në shkallën e pedagogit të filozofisë në Tiranë por edhe kuadër cilësor i rangut të lartë në rrethin e Tropojës si sekretar i Komitetit të Partisë, kryetar i Frontit Demokratik, kryetar i Këshillit Popullor të Rrethit e deri në lektor a pensioner aktiv, por edhe studiues e shkrimtar i mirëfilltë. Shkurt: Ky libër i rëndësishëm si brendi e si formë është sot shembull e model se si duhet të shkruhet në fakt sa më objektivisht për kryefamiljarët tanë, duke i kuadruar saktësisht në kohën e hapësirën e ekzistencës së tyre pa eufori e butafori belkuljane; bindshëm, me fakte, referime e hulumtime, tamam siç ka bërë autori i ynë i talentuar dhe tejet i aftë shkrimor Sulejman Madani, i cili qysh në kapitullin e parë jep bukur etnogjenezën e familjes me grafik e me sqarimet e duhura; pra saktësisht nga 1600-ta e zanafillës katragjyshorëve të të parëve, Bardhët, të parët e Abaz Sali Madanit. Dukshëm jepet skema solide e pemës së gjërë gjenealogjike aq e aq qartazi, detajuar duke u shtjelluar e formësuar libri sa më interesant e tërheqës nga kapitulli në kapitull, ku krahas kërshërisë leximore e meditative, ne marrim posaçërisht informacione mjaft të dendura jo vetëm për personalitetin e papërsëritshëm Abaz Salihi (kryepersonazhi), por tërë familjes numeroze, farefisit të gjerë, krushqitë, dashamirësit, miqtë dhe udhëtarët hallexhinj të panjohur të cilët janë pritur e kanë bujtur me zemër e bujari të pashoqe nga ajo shtëpi e moçme dhe aktuale. Tamam sipas traditës së vyer e të virtytshme malësore se: “Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”; aty kanë ngrënë bukë qysh nga rrugëtari i panjohur hallexhi deri tek kuadrot e larta ushtarak e politikë të rangut Pilo Peristeri, Petrit Dume nga dy herë dhe më tej njëshi i ish-nomenklaturës partiake të kohës, Ramiz Alia me shokë të rrethit Tropojës. Siç citova më lartë, autori i talentuar S. Madani, si rrallëkush në fushën e publicistikës, përpos tjerash, porsi një kronikan tepër i saktë e serioz në hulumtimet e veta të vijueshme e të lakmueshme njëherësh, rreshton bukur në përfundim të librit ngjarjet kryesore kulmore politiko-shoqërore të kohës, të lidhura me familjen e madhe aq qëndrestare të Madanëve gjenetikë qysh nga viti i largët 1600 (siç faktohen të parët Bardhët) e deri në vitin 1992, kur secili/a tropojan/e rimorën ligjërisht tokën e vet në pronësi vetiake nga shpërbërja e kolektivizimit dështak. Porsi një rreze e fortë rreze e fortë dhe e qartë diellore, krejt monografinë e bukur, solide, të mirërealizuar, të botuar goxha paraqitshëm “Abaz Salihi, kujtime për babain” e përshkon kryemesazhi i goditur i autorit S. Madani, i cili e quan prindin e vet jo vetëm Baba të respektuar e tejet shembullor në çdo këndvështrim; porse njëherazi mësues të madh e të pagabuar, i cili ka sfiduar përballjet me çdo vështirësi kohore e regjimore; ka shkolluar 4 fëmijët e tij dinjitozë Sulen, Kadiren, Fatimen e Rasimin; ka mbajtur ekuilibrin vëllazëror model e farefisnor në gjithë rrugëtimin e gjatë rrugëtimin e gjatë e të gjerë, duke u kthye në mpikë referimi edhe dje, edhe sot, në fshat, në zonë, gjithashtu në tërë rrethin e Tropojës fisnike, që është realisht edhe pushkë e pathyer në histori, e modeluar në art, folklor e krijimtari.

Thuajse vepra kulmore, sipas meje analizuesit të kolonës botuese të z. Sulejman Madani, është “Shënime për Tranzicionin tonë”, botim i vitit 2011 me 250 faqe, ku talenti konkret i autorit tonë na ka dhënë një libër, të cilin do ta quaja Traktat apo Manifest për tranzicionin demokratik shqiptar, jo vetëm tropojan por mbar shqiptar. Unë HSH, kritiku që merrem përditë me analiza e sinteza e deduksione të botimeve letrare; veçanërisht të periudhës së pas viteve 1990 të ndryshimit të njohur, rrallë kam ndeshur, them sinqerisht e ndershmërisht, zbërthime analitiko-sintetike, deduksione e mesazhe kaq të domosdoshme sikurse definon meritueshëm autori S. Madani në këtë libër aktual, vepër tryeze apo nënjasteku e nënkrejse, e dëshiruar me 250 faqe tërheqëse. Këtë e kanë pohuar shumë lexues/e të vëmendshëm e të kualifikuar, posaçërisht autor e studiues të kësaj fushe librore, pa harruar vetë drejtuesit e shoqatave atdhetare si p.sh. Avokati Agron Isa Gjedia, kryetar i Shoqatës “Bytyçi” apo nga studiuesi ekselent, prof dr. Hulusi Hako, nga studiues bashkëkrahinor, kombëtarë e kosovarë etj. etj., plot të tjerë. Ma ka ënda fort ta përsëris enkas: si rrallëkush autor i kësaj tematike të vështirë historiko-filozofike e sociale, autori ynë dinjitoz S. Madani, me talent të përveçëm, stil konciz e tërheqës, fakte konkrete, analiza e deduksione, u ka bërë skaner dukurive kombëtare të Tranzicionit dhe përjetimeve të t’ia po aq të përveçme e specifike nëpër Tropojën e autorit në fjalë.

Në libër zbërthehen, deri në qelizat indore si të thuash, procese e dukuri si p.sh: mesazhet e para për ndryshimin e kursit politik, përpjekjet e dëshpëruara për të dalë nga krizat ekonomike dhe varfëria evidente, roli i tropojanëve në lëvizjet konkrete rebeluese të kohës (ashtu sikurse dikur në kohën e viteve 50-të të të madhit Abaz Salihi, prindit të autorit, i cili motivonte sheshit se nuk na duhet sistemi i kolektivizimit në malësi etj. etj.). Kapituj interesant janë bie fjala: peripecitë e kalimit të pronës shoqërore në private; lëvizja demografike e pakontrolluar gati kaotike që zbrazte fshatrat duke i boshatisur e vrarë pa kriter urbanistik drejt qendrave urbane qytetare Shkodër, Durrës, Tiranë, po edhe në dyndje të hapur të emigrimit jashtë vendit. Kulmon libri me fakte e detaje e dokumente përshkruese plot dramacitet që u shkaktuan me dhimbje e pasoja për vitet e zeza ’96-të’ të falimentimit të firmave piramidale; 1997-ta me vrasjet hakmarrëse të ndërsjella porsi atavizma të së kaluarës; po ashtu mllefe reminishencash të reja si plagë të pambyllura të së kaluarës. Kapituj më vete janë p.sh.: Tropoja në mbështetje vëllazërore për Pavarësinë e Kosovës; kompromiset e aleancat pushtetare, probleme të politikës shqiptare të identitetit e sidomos të bashkimit kombëtar të domosdoshëm, për të venë në vend padrejtësitë shekullore të copëtimit të trojeve tona nga Fuqitë e Mëdha në dobi të fqinjëve lakmitarë e shovinist. Gjithashtu trajtohen veprimtari zonale me rëndësi kombëtare dhe kulturë demokratike; përpjekjet serioze për zgjedhjet vendore sa më të ndershme etj. etj. Autori definon me konkluzione, detyra, projekte e mesazhe shumë të vlefshme aktuale e perspektive si e si të marrë fund sa më parë ky Tranzicion i tejzgjatur, i devijuar qëllimisht; ku vegjetojnë e kënetojnë parti e shoqata pa vizione, pa programe, madje me krerë të paaftë e aventurier që bëjnë lojën e pistë egoisto-karrjeriste, korruptive deri në ekstrem. Autori ynë Sulejman Madani, në mënyrën më trimërore e vizionare, jep motive e ide konkrete jo vetëm për mbrojtjen e përjetshme të identitetit kombëtar shqiptar dhe sidomos të bashkimit kombëtar, si e drejtë ndërkombëtare e popujve për vetëvendosje e bashkim kombëtar sipas parimeve të tejnjohura katërçipërisht. Pra, ky autor vizionar dhe një intelektual studiues i rangut të lartë, i plotformuar nga çdo pikëpamje; e përsëris me ndërgjegje të plotë sendërtuese, si rrallëkush penë tjetër në këto lloj librash studimorë e të përgjegjshëm ka bërë skanerin më të plotë të Shqipërisë trnzicionale dhe jo vetëm të Tropojës së vet të dashur vendlindëse; ku ai punoi, jetoi, reflektoi e drejtoi forumet më të larta të nomenklaturës së kohës, duke rrezatuar pjekuri të lakmuar nga çdokush; guxim, largpamje, rrugëzgjidhje krahas kulturës së gjerë, tolerancës e mirëkuptimplot krahinor, mbarëkrahinor e kombëtar. Shkurt: nga pena e pasur, e gjerë, e larmishme gjithnjë e sensit politiko-shoqëror e filozofik, gjithkush prej nesh lexuesve të kualifikuar, mëson shumëçka jo vetëm për ndërrimin e sistemit dhe tranzicionin e tejzgjatur, porse veçmas për historinë e lavdishme gjithëkohore ndër breza të Malësisë trimërore e të pashoqe kombëtarisht të Gjakovës dhe bijës së saj më të denjë, Tropojës kreshnike, pyjore, minerare, turistike, blegtorale, folklorike e poetike; e cila është shembull unikal krenarie kombëtare e mbarëkombëtare me plisin e Alpeve histori shumë mbi krye. Nëpër 7 librat e Sulejman Madanit, si në asnjë autor tjetër të kësaj fushe në rrafsh kombëtar, ne gjejmë pasqyrim të plotë të kronologjisë së çdo ngjarjeje, jehonat e tyre, shifra e fakte, grafikë, deduksione, tabela orientuese e krahasuese, data historike e evente politiko-shoqërore, personazhe të të gjitha klasave e shtresave me në ballë prijës ushtarakë e civilë, drejtues partiakë e shtetarë, por edhe të organizatave të masave nga Veriu në Jug; falë aftësisë së autorit, qëllimeve të tij, ditarëve model si një kronikan besnik, gjithnjë objektiv, i paanshëm, pa harruar asnjë event, vend, datë, person, ngjarje, motiv, tematikë me atë llupën e profesorit fizikan, me qëllim që të dalin mesazhe mobilizuese e spirale progresive shoqërore, aspak hallakatje apo rrahje ujërash kotkoti në havan. Autori S.Madani na apelon fuqishëm për sfida të reja, për ta përmbyllur Tranzicionin e tejzgjatgur; të bëjmë domosdo Bashkimin Kombëtar sa më parë e objektivisht ashtu siç e meritojmë denjësisht; t’i përkushtohemi paqes sociale dhe harmonisë si virtytet më të larta të civilizimit; të luftojmë me çdo mjet korrupsionin galopant në të gjitha instancat; t’u kërkojmë llogari pushtetarëve në qeveri për çdo problem, me qëllim që të rritet mirëqenia materialo-shpërndarëse e çdo bashkëkombësi duke punuar, jetuar, ndërtuar, shkolluar, mjekuar e përparuar vetëm me ligjshmëri e qytetari të lartë, të duhur demokratike nën shembullin e shteteve më të përparuara në botë, në zbatim të Kushtetutës së vendit, parimeve e Konventave të qarta e të plota të Bashkimit Evropian, ku synojmë të futemi përfundimisht, denjësisht e botërisht sa më parë!

Tashmë, që përmbylla këto shënime zemre për autorin dhe mikun tim të dashur, të sinqertë e të pazevëndesueshëm S. Madani, i bindur plotësisht në konfiguracionin se: sistemet politike dhe ekonomiko-shoqërore të njerëzimit (këtu të Shqipërisë sonë ish-komuniste e tashmë demokratike) ngjasojnë porsi një organizëm njerëzor i gjallë anatomo-fiziologjik, i cili asnjëherë s’është i përjetshëm; përkundrazi sëmuret e plaket e vdes një ditë; pra, duhet zëvendësuar domosdoshmërisht; i jap të drejtën ekskluzive vetvetes, që e quajta me të drejtë autorin e talentuar Sulejman Madani porsi një kirurg tepër i aftë (ashtu sikurse i vëllai i tij i vetëm, kirurgu real i specializuar Rasimim Madani, i cili mjekoi e shëroi trimat sivëllezër të shumtë të UÇK-së së 1999-ës, të prag pavarësisë Kosovare); po kështu, pra, autori ynë S. Madani bëri jo vetëm skenar të plotë të Shqipërisë Tranzicionale; por mbi të gjitha realizoi autopsinë e mundshme, të duhur, në kohë të sistemit monist që perëndoi e vdiq, duke shpresuar tashmë kryekëput në risitë plotësisht të mundshme për t’i zbatuar sistemi i sotëm demokratik, gjithmonë për të mirën e përhershme të Shqipërisë sonë, Atdheut të dashur, të vetëm, të denjë, të përveçëm, të patjetërsueshëm në jetë të jetëve! Të shtatë librat, të realizuar mirë e komodë të autorit të mirënjohur kombëtarisht Sulejman Madani; krahas plejadës së njohur të kolegëve të vet krijues tropopjanë, na flasin sot qartazi e me objektivitet maksimal në kohë e hapësirë për vlera të evidentuara të vlefshme ndër mosha e breza njerëzorë. Ndaj e them sinqerisht zëplotë se: të shtatë veprat historiko-shoqërore, aktuale e perspektive të autorit S. Madanit vlejnë e do vlejnë për sot, për nesër e motmot. Ndaj po aq entuziast për sa më lart, me dashamirësinë prej krijuesi e miku besnik, krahas jetëgjatësisë moshore e vitale; i uroj nga zemra: të lumtë mendja, shpirti dhe dora e papërtuar jetësore shkrimoro-publicistike dhe njëherazi shkencoro-filozofike, plotësisht e sprovuar, e aftë! ....

I nderuari lexues/e; duke përfunduar këtë analizë timen redaktoriale e korrektonjëse gjuhësoro-letrare sa më të përmbledhur për veprimtarinë e mirëfilltë ideore, perspektive e mesazhuese të autorit të talentuar e skrupuloz të admiruar Sulejman Madani; e quaj katërçipërisht të domosdoshme që ju të njiheni më në detaje edhe me biografinë botuese të autorit në fjalë, e cila është si vijon: Lindur më 25.01.1940 në fshatin Babinë të rrethit të Tropojës. Është me arsim të lartë për mësues matematikë-fizikë dhe specializuar për shkencat filozofike. Ka punuar disa vite si mësues e më pas drejtor shkolle në vendlindje e periferi; më pastaj pedagog në Shkollën e Lartë të Partisë “V.I.Lenin” në Tiranë; kurse në vitet e pjekurisë maksimale, u përzgjodh për merita pune e aftësi drejtuese Sekretar i Komitetit të Partisë për rrethin e Tropojës. Gjithashtu në vijim të karrierës së pandërprerë e gjithmonë të suksesshme të këtij kuadri të çmuar, është zgjedhur kryetar i Frontit Demokratik të Rrethit, anëtar i Byrosë së Partisë të Rrethit, anëtar i Komitetit të Partisë të Divizionit Ushtarak si dhe kryetar i Këshillit Popullor të Rrethit Tropojë. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhrin “Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore” me Dekretin Nr. 7301, të datës 16.06.1989. Autori ynë, Sulejman Madani, ka botuar këtë kolonë librore me kujtime, kronika, refleksione dhe analiza politiko-socialo-filozofike e psikologjike:

1-“Abaz Salihi, kujtime për babain”, janar 2010 5-“Tranzicioni politik në Tropojë”, shkurt 2018

2- “Shënime për Tranzicionin tonë”, janar 2011 6-“Abaz Salihi, kujtime për babain”

3-“Kronikë me ngjarje dhe mbresa”, nëntor 2014 (ribotim), janar 2020

4-Album: “Histori familjare në foto”, shtator 2016 7-“Publicistikë” (shkrime të zgjedhura), nëntor 2022

I dashur lexues/e, me siguri matematike pohoj se: ashtu siç është profilizimi bazë i kuadrit S. Madani, si matematicien e fizikan ndër vite; shpresoj për lartësi e shtigje të reja në krijimtarinë e tij të begatë; sepse ka energji vitale, bagazh kulturor e përvojë të lakmuar e të sprovuar...

Durrës më 08.12.2022

Hasan M. Shahinaj Tel: 069 21 45 381

publicist e shkrimtar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat