Monedhat e lashta brutiane KAULONIA (550-388 BC) shkruar në shqip

Kultura

Monedhat e lashta brutiane KAULONIA (550-388 BC) shkruar në shqip

Nga: Aleksander Hasanas Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 19:10
Monedha me mbishkrime shqipe, mbi 2.400 vjeçare

Zhytësit në vitet 1980 zbuluan një përqendrim të madh të materialit arkeologjik në shtratin e detit në Kaulonia, në bregdetin Jon të Italisë jugore, tani e zhytur në ujë, vendbanim ky i rreth viteve nga 700 deri në 388 p.e.s, përkatësisht 2400-3 mijë vjet më parë.

Megjithatë, që nga viti 1992, pjesa më e madhe e sektorit të detit në Kaulonia është varrosur nga një mbulesë rëre e trashë (deri në 4 m).

Legjenda thotë se, pas Luftës së Trojës, akeasit të udhëhequr nga Typhon of Aegium zbarkuan në brigjet e Kalabrisë dhe, me ndihmën e krotoniatëve, shkatërruan mbretërinë e Kletes.

Sipas Strabonit, emri i qytetit rrjedh nga "Aulonia" , (Wallonia), pra luginë e thellë – VEND i ULËT. Ndërsa Francesco De Sanctis , thotë se Kaulos, ka kuptimin e rrjedhës shtrirje (Pllajë).

Lidhur me hipotezat për origjinën e këtij vendbanimi të lashtë KAULONIA, burimet kryesore janë të dhënat nga Straboni (Gjeografia , VI, 1, 10) dhe Pausanias Periegeta (VI, 3, 12), të cilët ia atribuon rolin e themeluesve akeasve, nën personin Typhonit of Aegium.

Kërkimet arkeologjike janë në fakt në pajtim në identifikimin e periudhës së themelimit të Kaulonìas shekujve të 8- 6 të, para Krishtit.

Qyteti kufizohej në jug nga lumi Sagra, në brigjet e të cilit u zhvillua beteja e famshme e Sagrës në shekullin e gjashtë para Krishtit, në të cilën Kaulon, aleat me Krotonin, u mund nga qytetet e Locri Epizefiri dhe Rhegion (Reggio e lashtë).

Straboni na tregon se në kohën e tij qyteti ishte braktisur për shkak të konflikteve me banorët e rajonit për rreth.

"Pas lumit Sagra ndodhet Kaulonia, e themeluar nga akejtë dhe e quajtur fillimisht Aulonia, për shkak të luginës që shtrihet përballë saj".

(Straboni, Gjeografia, V, 1, 10).

– Pra ky vend qysh në krye të herës është quajtur dhe emërtuar prej gjuhës së lashtë shqipe #AULONIA baras vend i ULËT; ULTËSIRË;

A’ Ulonia ~ Ka'ulonia

[(ngjashëm me Qytetin e Vlorës, emërtimin e saj: “AULONIA” ku gërma ‘U’ prej gjuhës perandorake latine lexohet ‘V’.

Dhe mandej kemi A’ULONIA = AVLONIA; A’ VLONA = VLORA)].

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat