Jo vetëm artist, por edhe njeri, me butësinë e vendlindjes

Kultura

Jo vetëm artist, por edhe njeri, me butësinë e vendlindjes

Nga: Enver Memishaj Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 08:13
Ndini Bardhi (Ekspozite)

Këto ditë piktori i njohur Ndini Bardhi ka nxjerrë në qarkullim veprën e tij të gjashtëmbëdhjetë me 274 portrete shkrimtarësh nga Shqipëria, Kosava dhe Mali i Zi , po kështu titullohet edhe libri “274 portrete grafike të shkrimtarve shqiptarë”.

Ndini Bardhi ka lindur në Bubullimë të Lushnjës në vitin 1950 ku u rrit dhe u bë burrë, u diplomua si artist në Akademinë e Arteve të Bukura, në Rumani, por mbeti baltë e butë shqiptare e Bubullimës, siç thoshte Agolli.

Ëndërrat e tij lindën në Bubulimë, u përseritën në Rumani ku u diplomua dhe të përsëritura e rispësëritura në proçesin e kujtimeve gjejnë së fundi shprehjen dhe pasqyrimin në 16 vepra të botuara dhe në pikturë.

Me një egoizëm prej artisti të lindur, me një dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët ai ka arritur kulmet e ëndërruara. “Piktori, shkruan Ndini Bardhi, është në kërkim të përhershëm dhe ambicioz për të arritur në kulmin e gjinisë portretiste si shkalla më e lartë e artit figurative”

Në 16 librat e botuar, veçanërisht në pikturë Ndini Bardhi ka shkrirë jetën e tij, shpirtin human të tij.

Krijimtaria e tij artistike është shfaqur për publikun shqiptar dhe të huaj në 26 ekspozita personale, por ai është bërë i njohur dhe është vlerësuar edhe si artist i portretit. Portretet e Ndini Bardhit janë shprehje e gjallë e botës së brendshme të personazhit që ai pikturon, portreti duket sikur bisedon sikur të flet, sikur të pyet, sikur është njeriu i gjallë, që qëndron para teje, kjo shpreh artin dhe talentin e piktorit.

Kështu piktori krahas veprës së tij në pikturë dhe veprave të botuara ai shpesh i kthehet portretit dhe portretet e tij janë vepra që mbi të gjitha të kujtojnë ndjenjat njerzore. E tillë është edhe vepra e tij e fundit që sapo ka dalë në qarkullim: “274 portrete grafike të shkrimtarve shqiptarë”. Në këtë vepër piktori ka përfshirë shkrimtarë dhe personalitete të territoreve të banuara nga shqiptarët.

Në portretet e tij e shohim herë me ndjenja nacioanliste e herë me ndjenja qytetare e njerzore.

”Në numurin e madh të portreteve të realizuara me shumë dashuri në fondin e krijimtarisë sime zë vend portreti i njerëzve me vlera individuale e shoqërore të tij. Në të kam derdhur dashurinë për ta, pasionin dhe punën e madhe, të cilët duke i takuar drejtpërdrejt në çdo moment, janë bërë pjesë e jetës sime.

Portretet e tyre, janë tepër individual në tip, karaktere, botën dhe psikologjinë e veçantë që ata kanë. Ata refelektojnë intimitet, dashuri, vlera artistike dhe shoqërore duke konfirmuar veten e tyre si një personalitet njerëzor”, shkruan Ndini Bardhi, f. 23

Me veprën e tij ai ashtu siç ka mbiemrin ka zbardhur e zbukuruar veten dhe artin e pikturën shqiptare. Me veprën e tij ai i ka dhënë udhë të mirës së njeriut që i duhet kaq shumë shoqërisë shqiptare. Ndini Bardhi në pikturën shqiptare është një shkëmb i lartë, por për shoqërinë një vend ku mund të mbështetesh.

Në ditët e sotme për arsye historike por edhe shoqërore e qeveritare na ka ndarë emigracioni, por Ndini Bardhi me vepën e autoritetin e tij ka punuar gjithë kohën për të bashkuar njerëzit me artin e tij.

Në qënien e piktorit dallohet lehtë humanizmi , humanizën që nëprmjet veprës tij të botuar dhe pikturës e ka përcjellë tek shoqëria. Arti jonë ka nevojë për personalitete si Ndini Bardhi.

Falnderime të pa fundme që në veprën e tij prej 274 portretesh ka përfshirë dhe të nënshkruarin dhe vëllanë e tij Luan Memishaj.

Me respekt e nderime e urojmë të vazhdojë udhën e suksesit dhe lavdisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat