Daulle është fjalë e gjuhës shqipe, jo e origjinës turko-arabe

Kultura

Daulle është fjalë e gjuhës shqipe, jo e origjinës turko-arabe

Nga: Agron Dalipaj Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 15:40
Autori Agron Dalipaj

DAULLE. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shënon një vegël muzikore; lodër.

Topalli (FEGS 361) pa asnjë motivim e pranon si "huazim nga turq. davul 'daulle' me burim prej arabishtes".

Fjalën e ka edhe greqishtja, por Babinjioti (ELNEG 333) edhe pse nuk jep një etimologji, nuk e pranon si huazim nga turqishtja e arabishtja dhe e përcakton si fjalë të greqishtes mesjetare.

Daullja është e vetmja vegël muzikore që mbahet ulët te këmbët për të qenë pozicion i përshtatshëm për të luajtur me të dhe e lëshon zërin në pozicionin më të UL[ët] se të gjitha veglat e tjera muzikore.

Me rotacionin e dhëmboreve d:z (si te Ramadan : Ramazan) fjala pozon si më poshtë:

DAULLE =

ZAULLE =

ZA'UL'LE = [za ul(ët) le] e ku embriomorfja [le] ka kuptimin prodhon, nxjerr, lëshon, njësoj si te fjala [zile] = zë-le = zë-lë.

Nëse te fjala daulle bëjmë rotacionin d:z, marrim të njëjtin kallëp etimologjik si me fjalën zile:

ZILE > ZILE > ZL = zë le

DAULE > ZAULE > ZL = zë le

LOZër > LOZ x ZOL > ZL = zë le

Siç shihet nga kallëpi etimologjik, kemi të bëjmë me të njëjtin koncept ku gjuha emërton funksionin [zë le] dhe me rotacionin z:d marrim:

ZA UL LE

DA UL LE = DAULLE.

Përfundimisht, fjala daulle është një fjalë e origjinës shqipe dhe këtë e vërteton motivimi etimologjik me anë të embriomorfeve të shqipes dhe fjala i kthehet fondit autentik të fjalorit të shqipes.

Etimologjia e mësipërme mund të rrëzohet me një tjetër më të argumentuar edhe pse kjo duket e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat