Dashuria e vërtit botën dhe e përlind jetën

Kultura

Dashuria e vërtit botën dhe e përlind jetën

Nga: Baki Ymeri Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 11:44
Kopertina

Poezia është lëngu i jetës dhe mjalta e fjalëve. Poezia e Zt. Safet Sadiku është pjesë përbërëse e qenies së tij. Poeti krijon një dialog permanent të mrekullueshëm me vetëveten, me botën dhe me njerëzit. Me prezencën e poezisë në shpirtin e tij, ai kurë nuk ndjehet i vetmuar. Në veprën e tij më të re ballafaqohemi me një numër të konsideruar poemash dedikuar atdheut dhe dashurisë, dëshmorëve të kombit, servilizmit ballkanik, tranzicionit europian etj. Lirika meditative e Safetit është e gërshetuar me subjekte atraktive dhe interesante, pa elemente pornografike në korpusin e vargjeve të tij.

Poezia është testamenti i jetës, ndërsa bota kuptohet më së miri përmes shpirtit të poetit. Poezia është dimensioni më i pastër që e posedon qenja njerëzore. Vëllimi respektiv është një kontribut i veçantë që reflekton meditimet e një poeti të talentuar të mërgatës shqiptare. Safet Sadiku tashmë e ka krijuar profilin e tij të veçantë letrar. Njeriu ka nevojë permanente për poezi, siç qielli ka nevojë për yje, siç pyjet kanë nevojë për pemë, siç bimët kanë nevojë për ujë, siç trupi ka nevojë për ushqim, siç mushkëritë kanë nevojë për ajër, siç bibliotekat kanë nevojë për libra dhe siç syri ka nevojë për dritë.

Nga vargjet e Safet Sadikut kuptojmë se poezia është një gjini letrare ku porosia e poetit zakonisht shprehet me ndjenja të veçanta të dashurisë dhe atdhedashurisë. Poezia është forma tradicionale e artit të shkruar në të cilin gjuha njërëzore përdoret për cilësi estetike dhe artistike. Poezia ndahet në poezi lirike, epike dhe epiko-lirike.Varësisht nga preferencat e poetit poezia në disa raste e përdor rimën, por autorët modern nuk kujdesen shumë për rimën. Me poezi autori shpreh ndjenjat por edhe vështrimin e tij për ndonjë dukuri apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme artistike. Poezi me përmbajtje patriotike kanë shkruar, veçanërisht rilindësit tanë si: Naimi, Çajupi, Ndre Mjeda, Asdreni etj.

Detyrimi i parë i një njeriu, indiferent nga sfera e aktivitetit apo nga profesioni që e ushtron, është të jetë patriot. Autori i këtyre vargjeve parasëgjithash dëshmon se është një personalitet cilësishë pozitive, poet i talentuar dhe patriot i dëshmuar. Në të gjitha momentet e vështira apo të lehta të jetës, zemra e tij ka kënduar vetëm për atdheun. Safet Sadiku ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë një adhurues i mëmëdheut dhe i kombit, i njeriut dhe shoqërisë, i një jete të mbrujtur me moral ideal. Patriotizmi manifestohet jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Dashuria ndaj atdheut është fryti i një mëndje të zgjuar. Poeti i këndon popullit, martirëve të kombit dhe lirisë. Ëndërron dhe shkruan për vendlindjen, miqtë, atdheun dhe dëshmorët që i bekon: Dëshmorët e mijë/ Janë edhe të popullit/ Edhe të Republikës/ Janë vlerë e lirisë/ Kombanë e krenarisë/ E gjithë shqiptarisë!

Rëndësia edukative e atdhetarizmit është e hatashme. Pse? Sepse patriotizmi është shkolla ku njeriu pregaditet për të kuptuar nocionin e njerëzimit. Është detyrë e shenjtë të dashurosh atdheun, siç vepron zoti Zt. Safet Sadiku, sepse atdheu është ai që na ka lindur dhe ushqyer si një nënë. Poeti shkruan për Shqipërinë, për Kosovën, apo për Zvicrën si atdheu i dytë i poetit. Kritika letrare thekson se Safet Sadiku është nga ata poetë, që e ka të theksuar mallin e dhimbjen për tokën dhe popullin, i cili në horizontet e poezisë shqipe po vjen për të zënë vend me fizionominë dhe profilin e vet të përcaktuar dhe të kristalizuar, qoftë me tematikën e motivet, qoftë me mënyrën e të shkruarit ose stilin e tij krijues.

Vëllimi respektiv është një kontribut i veçantë që krijon urat e miqësisë ndërmjet dy gjuhëve, dy kulturave, dy vendeve dhe dy kombeve. Safet Sadiku nuk është vetëm ëndërrimtar i atdhedashurisë, por edhe kërkimtar i dashurisë: Njëzetepesë kilometra bëra udhëtim/ Ty e dashur të kërkova në takim/ Po atë ditë, fare s'ke dalë në punë/ S'e ke ditur se kam ardhë unë.../ Nuk kam pasur si me të informuar/ Mos kujto se të kam harruar/ Pse atë ditë në punë s'ke qëlluar/ Mua dhe ty kjo na ka kushtuar.

Dashuria ndaj atdheut nuk është një nocion abstrakt, por një forcë shpirtërore reale që kërkon punë, organizim, zhvillim dhe kulturë. Dashuria e vërtit botën dhe e përlind jetën. Autori shkëlqen edhe me vargje briliante kushtuar dashurisë: Me padurim e prisja/ Dritën tënde të syve/ Frymëmarrjen tënde.../ Të prisja atë natë.../ Se unë të fala shumë/ Gjënë më të shtrenjtë/ Guximin tim burrëror/ Që i duhet çdokujt/ Për dashurinë e fillimit...(Atë natë).

Atdheu faktikisht është e shkuara, e tanishtmja dhe ardhmëria e kombit.Është vendi, kultura specifike, gjuha dhe karakteri, si dhe vargu i betejave, kryengritjeve e revolucioneve për liri, pavarësi dhe demokraci. Atdhetarizmi poetik i Safet Sadikut është krijuar në një kohë të vrullshme kur Kosova ballafaqohej me probleme të ndryshme historike, shoqërore, politike dhe morale. Autori që po e prezantojmë me këtë rast, i buzëqesh fati që përveç lirikës patriotike të kultivojë edhe motive tjera që ia shtojnë vlerën si poet dhe patriot. (Bukuresht, 2022)

Shënime biografike

Safet Sadiku u lind më 1 nëntor të vitit 1964 në Zhabar të Epërm të komunës së Mitrovicës. Ndërmjet viteve 1989-91 ka jetuar në Slloveni. Nga viti 1994 jeton në Zvicër. Merret aktivisht me krijimtari letrare dhe publicistikë. Në vitin 1979 mbaron shkollën fillore ”Fazli Graiçevci” në Shipol- Mitrovicë. Në vitin 1983 mbaron Gjimnazin Frang Bardhi në Mitrovicë. Në vitin 1994 mbaron shërbimin ushtarak në ish APJ. Më 1984-1988 ndjek dhe mbaron studimet në Universitetin e Prishtinës (drejtimi Gjuhë dhe Letërsi shqipe). Zt. Sadiku, është redaktor i librit studioz historik kushtuar Bylysit, “Hekali në Histori” (745 faqe, botuar në Vlorë më 2015) i autorit Hajdar Sulaj. Duke qenë edhe njohës i kulturës sllovene, në vitin 2021, ka përkthyer nga sllovenishtja në shqip, vëllimin poetik me titull “Zemra në mur” të autorit Srečko Čoz. Ky libër përmban 108 poezi dhe është botuar në Tiranë. Analiza dhe vlerësime për poemat e poetit slloven kanë shkruar Darinka Pavlic-Kamien dhe përkthyesi Safet Sadiku.

Safet Sadiku është autor i tre vëllimeve poetike: “Shekulli i pafund” botuar në Prishtinë më 2022; “Frymëmarrja e lirisë” (shqip-rumanisht), Bukuresht, janar 2023; “Zërat e Krenarisë për Republikat e Shqipërisë”, Prishtinë, mars 2023. Pason një studim kushtuar lindjes së njësiteve të para ushtarake: “Frymëzuesi i lindjes së UçK-së e ka emrin Mr. Halil Alidema”. Përveç tjerash, gjatë shumë aktiviteteve kulturore dhe politike, ka botuar edhe shumë atrikuj dhe shkrime publicistike për letërsi dhe për çështje politike. Po i përmendim vetëm disa.

1). Ese: “Në Hap“ botuar në “Qëndresa” Koper, nr. 4/5, dhjetor 1990. 2). Përkthimin nga kroatishtja (marrë nga “Fokus”-Zadër) artikullin e autorit, mr. Halil Alidemës, “Serbosllavija Murtajë në Ballkan” botuar në “Qërndresa”, Koper, nr. 4/5, 1990, i përkthyer në sllovenisht dhe në italisht, e ribotuar edhe në “Bota Sot” (7/4/1996). 3). Intervistë me Mehë Ukën, (dëshmor i lirisë), ish udhëheqës i Kryesisë së Rinisë Studentore të Universitetit të Kosovës, botuar në “Qëndresa”, më 21 mars 1991 (botimi në Prishtinë). 4). Intervistë me Adem Demaçin “Ta kuptojmë njëri-tjetrin” botuar në “Qëndresa” Zürich, shtator 1991. 5). Intervistë me z. Murteza Bajaraktari, ish sekretarin e parë të ambasadës së Shqipërisë në Bern, “Lufta duket e paevitueshme”, botuar në “Mërgimi” (Zvicër), gusht 1992. 6). “Fati i nxënësve shqiptarë në diasporë”, botuar në “Rilindje”, 3/7/1992. 7). Zt. Sadiku ka dhënë intervistë në të përditshmen sllovene “Republika”, botuar (5/4/1994). “Za Kosova je resitev Neodvisna Republika” (Për Kosovën zgjidhja e vetme është një Republikë e pavarur). 8). Analizë: “Kush është mr. Ukshin Hoti” botuar më 15/9/1994 në “Zëri i Kosovës”. 9). Përsiatje Politike: “Kush është i gjallë e kush është i vdekur?!” botuar në “Bota Sot” më 21 qershor 1996. 10). Analizë: “Gjykata e Hagës teatër politik ndërkombëtar apo vërtet institucion i drejtësisë?!” botuar më 30/9/2002 në “Fakti”. 11). Analizë: Maqedonia një ardhmëri me shumë pikëpyetje” botuar më 14/10/2002, “Fakti”. 12). Ka përkthyer nga gjermanishtja, studimin e marrë nga “Terra Cognita”, “Migrimi, kultura dhe lidhjet nacionale”,(tri vazhdime ), botuar më 5 nëntor 2002 në “Fakti”. 13). Intervistë me dr. Gjovalin Shkurtaj, ”Vërejtje dashamirëse për gjuhën e mediave”, botuar më 20/6/2003 në “Fakti” (tri vazhdime). 14). Persiatje politike: “Cili do të jetë përcaktimi i statusit juridiko-politik i Kosovës?”, botuar më 30 prill 2005 në “Fakti”. 15). Poashtu me rastin e pavarësisë së Kosovës, “17 Shkurt 2008” jep një intervistë në të përditshmen “Punkt. CH”, (botuar më 3/3/2008) ku në pyetjen e gazetarës se çfarë do të thotë Pavarësia e Republikës së Kosovës?, z. Safet Sadiku, e thotë qartë: Asgjë më shumë, asgjë më pak se sa një pjesë e korigjimit të historisë shqiptare. Kemi pritur 100 vjetë për këtë ditë”etj. 16). Recension, kushtuar vëllimit poetik “Zvicra Shqipëria ime” e poetit Vehbi Skënderi, botoi, “Pashtriku”, 9/4/2012 (dhe media të tjera elektronike).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat