Fjala sima (shenja) e greqishtes rrjedh nga gjuha shqipe

Kultura

Fjala sima (shenja) e greqishtes rrjedh nga gjuha shqipe

Nga: Agron Dalipaj Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 11:49
Autori Agron Dalipaj

SIMA (gr σήμα).

Fjala greke emërton: "shenjë, sinjal; simbol, emblemë".

Babinjioti e sjell nga dorishtja sãma dhe nuk është në gjendje ti gjejë një etimologji.

Kuptimisht shenja është gjurmë që e lë veprimtaria e qëllimshme ose jo e dikujt dhe me anë të së cilës të arrijmë te njohja e asaj që na intereson.

Shenjat ekzistojnë ose vendosen për tu mbajtur mend.

Prej kohërave mitike e deri në kohët e sotme njeriut i është dashur të vendoste e të njihte shenjat.

Ende në zonat rurale e bëjnë bagëtinë me shenja në veshët e tyre për ti njohur. Njeriut modern i duhet të njohë shumë shenja e midis tyre shenjat e qarkullimit rrugor dhe i duhet ti mbajë mend shenjat dhe domethënien a mesazhin e tyre.

Shqipja ▪︎[shenjë] pozon:

[she(h) + nje(h)] = she'nje.

Përsa Babinjioti (ELNEG 1262) pranon se kemi të bëjmë me një fjalë të dialektit dorik dhe duke ditur se dorët ishin gegë, mund të themi se "fjala greke" është një fjalë shqipe dhe pozon:

SIMA =

SHIMA =

SHI MA =

SHI(h) + MbA (mend).

Shenjat janë ose bëhen që të shihen sa më shumë dhe të mbahen mend. Ndaj shqipja pozon edhe [SHI(h) MA] e ku pjesëza [ma] është ndajfolje e sasisë e gegënishtes.

Përfundimisht fjala greke është një fjalë e shqipes së vjetër dhe referon te dy embriomorfe të saj: shi(h) + ma.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat