Nuk harroj

Kultura

Nuk harroj

Nga: Agim Desku Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:56
Agim Desku

Për emër t'zotit muk i harroj miqt

Me ata kur këndova e qajta

Me ata që u rrita e u ngrita

Këtu jam tek mrizi i zanave

Më mori malli për lahutën e Fishtës

Për vargjet që s'vdesin kurrë

E zemrën ma bëjnë gur të fortë atdheu

Edhe tek Molla e Kuqe erdha

Për nipin tim me marrë një nuse Kosove

I kishin thënë se i ka faqet si molla

Nga këtu është afër Preveza

Deshta të dal në Çamëri

Lexova se dikur ishte e tëra Shqipëri

Nuk di cilit zot t'i rrëfehem

Apo t'i rrëfehem Anes

Që ma përkthej librin "Rrëfej diellit"

Kam frikë për tre poetët helenë

Që e lartësuen poezinë e këtij libri

Duke thënë se dikur është kriju kjo poezi

Edhe tek ne

Na vie keq që nuk shkruhet ma

Jo nuk e harroj Anen as poetë helenë

Edhe pse libri rri i mbyllur si zogu në kafaz

Poezia është urë e jo mur

Një ditë do t'i kalon detra e oqeane

Për t'i rënë në dorë lexuesit.

25 dhjetor 2022 AGIM DESKU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat