Do të vijë

Kultura

Do të vijë

Nga: Brixhilda Dede Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:57
Brixhilda Dede

Shpella të thella vargonjsh, shkrirë stalaktite.

Demonët, s' po dinë më ku të shkojnë.

Brinjëve të tokës errëra të forta, zot ngrite,

arteriet me gjak të pastër vërshojnë, prapë vërshojnë.

Pyje mendimesh zhytin e mbytin trurin,

Krijuar një botë të pakontrollueshme, të ngrohtë.

Krahë pulëbardhash veshur ndjenjat, përplasin murin,

Në një qiell të qeshur, një qiell dështak, pa lotë.

Vrarë, plagosur e shkelur pas jetën kozmike,

Kridhet hënë e vrazhdë në hone, dëshpëruar.

Fronin lënë vashës së bukur, të hijshme dhe mike,

Si dritë e ditës hakatore, e vetme drithëruar.

Me pathos e epsh të praruar ne puthemi,

Ujërash të pastra, pa frikë i lundrojmë.

Një qiell të tërë kapim duarsh, e lutemi,

Një botë të tërë edhe vdekshëm, dashurojmë.

S'MUND TË THEM

Rrjetë merimange pështjelloi atmosferën miks,

Sikur ajo të kishte ndërruar gen, mutacion.

Konia zvogëluar humb rrezet ngjyrë kashte të dritës,

Perendia, syrin se di pse si ciklopi ma verbon…

Shkëlqimin e argjentë zhdukur orbitash ka hëna,

humbur rrugë, ëndërr, gjuhë, këngë e zakon,

Vetmia, bërë nyje gordiane në gryket e zëna,

ajo, shoqëruesja dhe heshtja e heshtur, e jonë.

Erresires, hijena të frikshme labirinthesh të mendjes,

ndërsa yjet përhumbur netëve dritësimin kanë.

Shteg hapur gjetur e kuqëremta në prag të mbrëmjes,

Sjellë, pëshpëritje zërin tënd mërmërimat aq pranë.

Tash', s' mund të them pse ndihem per ty e etur,

i pashterur në portat e shpirtit tretur ky mendim,

kur shpresa në udhet e pashpresa, ngelur më është mbytur…

diku në horizont mirazh fytyra jote, në sy, mê ndrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat