Festa

Kultura

Festa

Nga: Xhelal Hoxha Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 10:58
Ilustrim

Çfarë kohë na erdhi, asgjë më nuk ka lezet

më as gëzimi nuk është gëzim, as festa festë.

E fjala “besë” moti ka shku për rrush,

më as dasmat nuk bahen me krushq.

U përdhos tradita, u përdhos shenjtëria,

në vend dashurisë na sundon mëria.

e shpresa thonin vdes e fundit, vallë paska vdek,

pas vdekjes së shpresës askush më nuk ka mbetë.

Jemi zhytur deri në fyt në fekale antivlerash,

jetojmë në llym si në kosh plehrash.

më fëmija s’e respekton prindin as vllai vllain.

po deshe të ngresh fjalën, përfundon në bela,

jemi në hall në një kohë të pështirë

duke prit se një ditë, kot, do të bëhet mirë.

çdo gjë në jetë e marrim me karar

e ne si ajo thënia, “Prit gomar sa të mbij bar”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat