"Motra Tone" dhe Qazim Mulleti

Kultura

"Motra Tone" dhe Qazim Mulleti

Nga: Përparim Hysi Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 11:43
Përparim Hysi

Sapo ish luajtur komedia"Prefekti" që ish shkruar nga Besim Levonja. Vihej në lojë jo vetëm QAZIM  MULLETI,por dhe familja e tij. Gajaseshim së qeshuri me"lojën e hollë të aktorëve,en grup",por ne që nuk e njihnim QAZIM MULLETIN krjonim një vizion krejt tjetër nga ç'Ishte,në të vërtetë,ai.

Tiranasit që,den baba den,kanë shkëmbyer"tepsitë" me njëri- tjetrin (se veç ata e njihnin mirë ZIMË MULLETIN,siç e lakonin në"biseda të fshehta" e të guximshme për kohën,kur për një llaf shkoje drejt e në hapsanë),kishin përshtypje krejt tjetër nga stigmatizimi made in Besim Levonja. Dhe,ngaqë rastësia është mbret i botës,unë krejt rastësisht në atë kohë hasa në një nga ata,tiranasit me palcë,një burrë të vjetër e të ndershëm si ndershmëria vet. Tiranasi quhej HAMDI BEGEJA dhe njihej,shkurtimisht,me nofkën "KIKU".Kiku apo dajë KIKU qe bukëpjekës me nam dhe,sado,po t'i bëje "rontgenin e shpirtit",ishte anti -regjim,furrin e kishte mu tek"Blloku".Ata,të"bllokut",në festa aty piqnin gatime të posaçme që nga Enveri e me radhë. Furri i dajë KIKUT ishte ngjitur me murin e vilës së BEQIR BALLUKUT ,aq afër,sa,po të zgjatje dorën,hapje portën e vendrojes të ushtarit gardist.

Po aq afër me furrin ishte dhe një pallat trkatësh që quhej i"SHijakut" ku ishin strehuar disa familje oficerësh e civilësh, Aty,tek pallati i"Shijakut" qe strehuar motra ime dhe nipojt e mi,sa herë qenë të lirë,do t'I gjeje tek dajëKIKU.Qe njeri babaxhan e  shpirtmadh dhe kish bërë emër për ndershmëri dhe pastërti. Byroistët e vjetër ,ca më shumë  Beqir Balluku që ish tiranas,e njihnin dhe e respektonin dajë Kikun. Më tregonte nipi,AGIM SULCE,dajë Kiku qe ulur në karrike me shpinë dhe,papritur dha ballë BEQIRI.Dajë Kiku i gjetur në befasi u çue vrik në këmbë,por BEQIRI e qetësoi:-Mos m'u ngri në kambë mua mor,Daja KIK dhe e përqafoi ngrohtësisht.

Dhe,kur iku Beqiri,tha:- Për nji atZot,nuk  ka si tiranasit.Një ditë,nipi im,i thotë:-Daja KIK ta kam pre biletën se asht tuj luejt nji pjesë për QAZIM MULLETIN. Daja,- tha,- ka hequr dorë prej thjatrove,por për ZIMON po vij,se e kam patur mik,rahmetlinë. Dhe shkuam,- më tregoi nipi,- dhe,ndërsa ne shqyheshiim gazit,Dajë KIKU as u bë i gjallë. Kur dolëm, e pyeta:- E dajë KIKË si t'u duk"thjatro"? Qemë vetëm dhe më tha:- Vërej tuna,dajë KIKUN-Atij  BESIT(fjala për Besim Levonja) ,ka me i ra pika mu në kaptinë.Nuk ka qenë ashtu QAZIM MULLETI.E ka pas njoh mirë DAJA. Qe burrë zamani e tabani dhe jo "langgroshi" si BESI.
                                                 *     *    *
"Njohja" ime e dytë me QAZIM MULLETIN,vjen përmjet shkrimeve. Nipi i tij (më duket se quhet Tanush Mulleti),shkruan:- Mua më futën në burg dhe,kur dola nga burgu (doli kur erdh demokracia),kërkova takim me Ramiz Alinë që ishte president. Më priti dhe i thashë:"... kur axha jem,QAZIM MULLETI ishte Prefekt i Tiranës,ty të arrestuan si "kryengritës apo për rebelim kundër qeverisë".-Po,- pranoi ai. Jo vetëm kaq,- vazhdova,-por nënajote i bëri rixha axhës  tim dhe ai,shpirtmadh siç ishte,ndëryhyri e të liruan, Kështu ka ndodhur,-tha Ramiz Alia. Po,po,- vazhdova,- po kur më arrestuan mua,- ti nuk lëvize as gishtin,i thashë i nervozuar. - E ke gabim,- më tha,- shko shiko dosjen. Shkova dhe pashë që,me të vërtetë,kishte ndërhyrë. Se kush ka qenë,me të vërtetë,QAZIM MULLETI,mund ta gjesh në shkrimet e AGRON ÇORATIT dhe të tjera ku del tjetër për tjetër nga ai"Prefekti" që tigmatizon Besim  Levonja.
Por historia"ime" nuk mbaron me kaq.
                                              *    *    *
JO më larg se sa dje,nga një tiranase den babaden,hasa në një histori ku QAZIM  MULLETI lakohet si një burrë zamani që i mbahej fjalës që nxirrte prej goje. Po shihnim në monitor,një reklamë për shitje pikturash dhe sa dha ballë"MOTRA TONE" e KOLË INDROMENOS,tiransja e vjetër mend brohoriti:- Po kjo asht NURISHAHU I QAZIM MULLETIT. U mundova t'i tregoja kush ishte"MOTRA TONE",kush KOLË INDROMENO,por gjyshja ma priti:- Diqo ktuana ti.As mendja s'më ka la dhe nga sytë,për atë PEJKABER, shoh më mirë nga ti se i kam pre me brisk tek ALI TONUZI.Eh,çfarë heqimi që a.A e njef?- më pyeti. Po,- i thashë. Atje kam operuar  timeshoqe dhe jam shumë i kënaqur. Atëherë ma rrok edhe këtë llafe për atë"MOTËR.." a çdi me të thanë.Kur kalojte me "napë" mbi krye ajo,NURISHAHU i LYMIT TUTIT,vallaj, edhe i moshuar si ti,me kjen.ka me të ra kllap syni. E,atë kohë,këtë"MotrënTate a TONE" e kam pa me sy që rruga e çojte andej ku  punonte aso kohe ZIMË MULLETI.Qe burrë zamani aj e fjalnë nuk e bënte lak. NURISHAU (sa e bukur që ishte,o ZOT!) kalonte aty bridritares dhe ZIMA  e pa. Pasha të madhin ZOT, do i jetë ligështue shpirti,se e ka lëshue një psherëtimë.Dhe të nesërmen kështu.PO NURISHAHU,e ngeshme qe dhe shkonte tek njerëzit e vet. Një mbasdite dimri,qe prag viti të ri dhe QAZIM MULLETI me një dorë shokësh po luanin bixhoz në mejhane. Tek luanin,i thotë atij të mejhanes,ma qit pak atë perden epenxheres,se dua të shikoj mexhlisin jashtë.I hapën ato letra,kur dha ballë NURISHAHU. Vërej tuna,- i tha një çiraku.- pa dil e ma shih atë nusen me napë të bardhë mbi krye e më thuaj:- A e njeh,a jo? Erdhi çiraku dhe ia tregoi se kush qe dhe ZIMA tha:- Nëse unë e fitoj këtë lojë bixhozi, të gjitha do shkojnë për familjen e asaj"ZONJËS me napë mbi krye". Kur shpreh dëshirën me shpirt,ZOTI të digjonë. U bë garumbulli me"gjela" që veç atje të ishe.

Qatip,-foli ZIMA,- m'i numëro mirë dhe fill më shko ma bli atë mullinin e vojit,ma regjistro me tapi dhe ia dorëzo familjes. E.kështu burrit ishte aj.E ti më thuaj:"Motra..." asht NURISHAHU e mos e luej. E kanë akoma breznat pas, atë që u dha QAZIM MULLETI,or çun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat