Për t’i larguar njerëzit e hiçit!

Kultura

Për t’i larguar njerëzit e hiçit!

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 26 dhjetor 2022 Në ora: 22:35

Krimet u bënë në emër të së gjorës Shqipëri,

Të nxitur nga monarkitë ballkanike, Rusia duke i shti!

Sot a nesër shqiptarët duhet t’i shpëtojmë,

thotë Durham: por, vet ata vendin duhet ta ndërtojnë!

Ta frymëzojmë popullin tonë në jetë me shumë guxim,

të rrëzojmë pengesat e dashakqinjve për zhvillim!

Ne në Evropën e qytetëruar shihemi si jemi t’pa punësuar,

prandaj çmohemi të prapambetur dhe të pazhvilluar!

Ca na shajnë, ca na përqeshin nga ata veç e veç,

shumë të pakt janë ata të cilëve për ne iu vjenë keq!

Udha që na shpije në nder dhe shpëtim,

donë punë të palodhur dhe shumë guxim!

Ajo s’është e shtruar me lule po me ferra,

i lodhur, i djersitur, i grisur dhe i përgjakur,

për të arritur deri te dera!

Së fundi mund t’biesh i vdekur nga të lodhurit,

për t’i hapur rrugë të ndritur zhvillimit të popullit!

Ndër të tjerash thotë Faik Konica:

“Në vafshmi si po vemi,

do të gjindemi aq poshtë sa edhe sot jemi”

Trimëria e shqiptarit të vërtetë,

është ajo që vihet në shërbim të atdheut dhe drejtësisë,

Trimëritë tjera janë punë kafshërisë dhe t’egërsisë

Të ecim për fitore në zbatushmëri të ligjit,

për t’i larguar njerëzit e hiçit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat