Me iu kthye të parëve tanë

Kultura

Me iu kthye të parëve tanë

Nga: Agim Desku Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 22:26
Agim Desku

Të parët tanë i duam shumë

Por ata na dështën edhe ma shumë

Nëse i duam të parët tanë

Duhet më u kthye kah tradita

Më u kthye a mos më u kthye

S'kam kë ta pyes veç shpirtit tim

Më iu kthye edhe pikë

Me plisin në ballë e fytyrën gjithë gaz

Të dielave më iu kthye Formulës së Pagëzimit

Me lahutën e Fishtës dua më u pagëzue në Agim

Sikur i ati edhe i biri të jemi të njëjtë

Dashnorë të diellit kjo tokë gjithmonë ka rritë

Dhe në shpatën e Gjergjit jemi betue

Veç nuse me xhybletë më marrë na kanë mësue

Të dielave për emrin shqip uratë më dergue

Përmes traditës së të parëveí mesazh më çue.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat