Mirëseerdhe

Kultura

Mirëseerdhe

Nga: Mustafë Shabani Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 14:39
Vëllai i Mustafë Shabanit

Mirëse u ktheve more vëlla 

mirëse t'gjejë e imja motër 

toka i lëshoftë rus e shka 

mushkëri m'jeni:ju,vëlla grua,fëmijë e votër.

 

Mirëse u gjejë ju dada Midë 

me u taku ju sa gëzim i madh 

me ju isha nata e ditë 

po ndjenja e sotëshme shumë e rrallë 

 

Zemra jonë vëlla të ndjeu thell 

sa ty t'kishin motërat larg 

dashuri n'zemër heret e mbjell 

kënga lindi  nga i shpirtit varg.

 

Mirëse erdhe burri im 

zemër hapur ty t'pret bija 

me ty t'lumturë o sa gëzim 

buzqesh konaku,shkëlqen shtëpija 

 

Mirëse u ktheve i shtrenjëti bab 

oh sa shumë na ke munguar 

o bajrak flamur me shkab 

buzagaz përjetësisht  të bashkuar.

 

Mirëse erdhe o gjyshi i dashur 

mirëse ju gjej engjëjtë e mi 

me ju njeriu n'botë më i pasur 

t'falem o Zot,i përplotësuar me familje e fëmijë .

 

Mirëse u ktheve i imi axhok 

të betohem n'tokë e qiell 

për ty do jipja jetë dhe kokë 

shkëlqim shtëpije je sikur diell.

Image
Vëllai i Mustafë Shabanit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat