Darka e fundvitit

Kultura

Darka e fundvitit

Nga: Sevdail Hyseni Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 09:36
Ilustrim

Darka e fundvitit

Në prag të motmotit

Janë bërë rutinore,

Përmbylljet e vitit

Me darka luksore!

Të themi më shkoqur

Jo si Darkë e Lamës,

Por aso me lesh

Deri n’zog të kamës!

Tani dhe këto darka

Na qenkan me fat,

Shefat xhepat plot

E me kokën thatë!

I zhvatën projektet

Në fund të këtij viti,

Për të ngrënë e pirë

- Na rroftë apetit!

E ne që po ngrehim

Kulla ne erë,

Ka ardhur koha

E ëndrrave në diell!

Mirëpo edhe ëndrrat

Nga shteti janë kapur,

Askush nuk fle zgjuar

Me sy të hapur!

Lusim Babadimrin

Të jetë më real,

Për “shapkat” e fundit

Të Këshillit Nacional!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat