Vitet ekuacion

Kultura

Vitet ekuacion

Nga: Vjollca Aliu Më: 1 janar 2023 Në ora: 16:02
Vjollca Aliu

Gotat u cakërruan

Shkoi dhe një vit tjetër

Gëzimet e vuajtjet e zemrës

Mbeten si shkronjat n'letër.

 

Gotat që nuk u thyen

Si zemrat që s'thyhen dot

I rrëmben vërshima e stuhia

Por arteriet s'lahen n'lot.

 

Copa gotash tjera

Thërrime u shpërndanë

Sikur shpirtrat që coptohen

Ikën, shkuan, kurrë s'u panë.

 

Gëzime, vuajtje, buzëqeshje e lot

Të gjitha i ka jeta

Lum kush me sinqeritet jeton

E nuk fshehet nga e vërteta.

 

Jeta gjithçka ka

Jeta është matematikë

Kush shumëzon vuajtjet e të tjerëve

Lumturinë e vet ai ka me zbritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat